Marrëveshja për energjinë e gjelbër në BE - Objektivi, zgjerimi i shpejtë i burimeve të rinovueshme si era dhe dielli

Vendet e Bashkimit Europian do të përpiqen përsëri këtë javë të miratojnë një marrëveshje për objektivat e reja të energjisë së rinovueshme, të cilat janë bllokuar nga shqetësimet e Francës dhe shteteve të tjera me arsyetimin se ligji mënjanon energjinë bërthamore.
Një grup vendesh, përfshirë Francën, kundërshtuan në minutën e fundit ligjin për qëllime më ambicioze të energjisë së rinovueshme muajin e kaluar, duke vënë në pritje një shtyllë kryesore të planeve të bllokut për të trajtuar ndryshimet klimatike.
Diplomatët e vendeve të BE-së do të përpiqen të miratojnë ligjin këtë të mërkurë. Parisi ka kërkuar ndryshime në ligj për të ofruar trajtim më të favorshëm të energjisë bërthamore dhe tha se marrëveshja përfundimtare vë në disavantazh vendet si Franca me sasi të mëdha të energjisë bërthamore. Energjia bërthamore është me përqindje të ulët karboni por jo e rinovueshme.
Ligji është krijuar për të nxitur një zgjerim të shpejtë të burimeve të rinovueshme të energjisë si era dhe dielli. Marrëveshja e negociuar këtë vit ofroi disa kompromise, duke përfshirë objektiva më të ulëta të karburanteve të rinovueshme për industrinë, në vendet që kanë përdorur tashmë energjinë bërthamore për të reduktuar përdorimin e karburanteve fosile.
Parisi thotë se rregullat ende përjashtojnë hidrogjenin me karbon të ulët të prodhuar nga elektriciteti bërthamor. Në kërkimin e saj për një marrëveshje, BE ka shqyrtuar opsione të tilla si ofrimi i një deklarate, që shoqëron ligjin përfundimtar, duke pranuar sfidën që kjo paraqet për disa vende.
Kjo do të shmangte rihapjen e marrëveshjes mbi ligjin e rënë dakord nga vendet e BE-së dhe ligjvënësit në fillim të këtij viti - një skenar që Komisioni Europian dhe disa vende të tjera duan ta shmangin.
Anëtarë të tjerë pro-bërthamorë të BE-së, përfshirë Bullgarinë, Poloninë, Hungarinë dhe Republikën Çeke, kishin sinjalizuar gjithashtu se nuk do të mbështesin ligjin e energjisë së rinovueshme - duke përmendur shqetësimet se objektivat janë thjesht shumë të larta. Këto vende së bashku kanë vota të mjaftueshme për të bllokuar ligjin.
Është e pazakontë që vendet të refuzojnë marrëveshjet e arritura paraprakisht mbi ligjet e BE-së, të cilat pasojnë muaj të tërë negociatash.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Franca ul çmimet e ushqimeve - Qeveria detyron kompanitë e mëdha të vendosin një kufi
Blerësit francezë duhet të paguajnë më pak për ushqimin e tyre duke filluar nga muaji i ardhshëm, tha ministri i Financave Bruno Le Maire, pasi ai siguroi një......

UBS përfundon blerjen e rivalit Credit Suisse - Banka zvicerane zyrtarizoi procedurat: Jemi gati për sfidat!
Banka zvicerane UBS konfirmoi zyrtarisht blerjen e rivales së saj Credit Suisse. Në një letër të hapur, kryetari i bordit të UBS dhe drejtori Ekzekutiv u......

Mali i Zi: Partia e re "Europa tani" kryeson pas zgjedhjeve!
Partia e re e reformave, "Europa tani" të dielën ka marrë sipas llogaritjeve të fundit në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi 26% të votave. Kjo parti merr......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan edhe këtë jave e ka nisur negativisht teksa ka regjistruar sërish rënie në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 98 lekë dhe duke u......

Miliarderi George Soros zgjedh pasuesin - Dorëzon kontrollin e perandorisë te djali i tij Alex
Financieri miliarder George Soros po ia dorëzon kontrollin e perandorisë së tij masive djalit të tij Aleksandrit, tha një zëdhënës i Soros të......

Nafta zbret pranë 74 USD për fuçi - Ndikohet nga ngadalësimi i kërkesës dhe rritja e prodhimit
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, pasi investitorët kanë ende paqartësi në lidhje me vendimet që do të marrin bankat qendrore në vonë......

Tregu monetar e nis javën në qëndrueshmëri - Investitorët presin takimet e bankave qendrore gjatë javës
Tregu monetar e ka nisur këtë javë në qëndrueshmëri, pranë nivelit më të ulët në disa javë, pasi investitorët po presin takimet e bankave qendrore më të mëdha......

Bursat europiane e nisin javën në rritje - Tregjet presin takimet e Rezervës Federale, BQE dhe Bankës së Japonisë
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pasi investitorët po përgatitet për një javë shumë të ngjeshur me takimet e bankave qendrore në......