Europa Postuar më 12 Qershor 2023, 11:45

Zerimi i emetimeve nga karburantet fosile - Planet e kompanive, kryesisht të pakuptimta. Nuk arrihen objektivat!

Nga SCAN TV
Zerimi i emetimeve nga karburantet fosile - Planet e kompanive, kryesisht

Numri i kompanive të karburanteve fosile që vendosin objektiva të emetimeve zero është rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, por shumica nuk arrijnë të adresojnë shqetësimet kryesore, duke i bërë ato kryesisht të pakuptimta. Ky është përfundimi i raportit më të fundit për këtë temë.

Rreth 75 nga 112 kompanitë më të mëdha në botë të karburanteve fosile janë angazhuar për të arritur emetimet zero - pikën në të cilën emetimet e gazeve serë ‘zhduken’ nga reduktimet e thella të prodhimit, apo metodat për të absorbuar dioksidin e karbonit atmosferik.

Kjo është rritur nga vetëm 51 një vit më parë, sipas vlerësimit të të dhënave të disponueshme publikisht nga ‘Net Zero Tracker’, i drejtuar pjesërisht nga ‘Njësia e Inteligjencës për Energjinë dhe Klimën me qendër në Britani dhe Universitetin e Oksfordit.

Por shumica e objektivave nuk mbulojnë plotësisht ose nuk i mungon transparenca mbi emetimet e Fushës 3 – të cilat përfshijnë përdorimin e produkteve të një kompanie, burimin më të madh të emetimeve për kompanitë e karburanteve fosile – ose nuk përfshijnë plane afatshkurtëra të reduktimit, shtoi raporti.

Kjo i bën këto plane kryesisht të pakuptimta. Raporti zbuloi gjithashtu se asnjë nga kompanitë e karburanteve fosile nuk po angazhohej si duhej për t'u larguar nga nxjerrja ose prodhimi i karburanteve fosile.

Rreth 4 mijë vende, shtete, rajone, qytete dhe kompani në mbarë botën aktualisht janë angazhuar për emetime - zero. Nëntorin e kaluar, OKB-ja publikoi ​​udhëzime se si duhet të duket një strategji 'e mirë' për arritjen e emetimeve zero.

Një studim i publikuar javën e kaluar në revistën ‘Science’ zbuloi se rreth 90% e objektivave zero - emetime të vendeve nuk kishte gjasa të realizoheshin.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......