Bota Postuar më 12 Qershor 2023, 11:17

New York, kryeqyteti global i miliarderëve - Numëronte 136 të tillë gjatë vitit të kaluar

Nga SCAN TV
New York, kryeqyteti global i miliarderëve - Numëronte 136 të

Qyteti i Nju Jorkut ishte shtëpia e më shumë miliarderëve në vitin 2022. Në qershor, ‘Wealth X’ publikoi raportin vjetor mbi popullatën e miliarderëve në botë. ‘WealthX’ analizoi një bazë të dhënash prej 11 milionë individësh me ndikim dhe 1.8 milionë organizatave për të vlerësuar dhe për të ofruar njohuri se ku jetojnë miliarderët bazuar në atë që ata përdorin si adresën e tyre kryesore të biznesit.

Në përgjithësi, raporti zbuloi se qytetet kryesore të renditura ishin shtëpia e 29% të miliarderëve në vitin 2022. Pothuajse të gjitha ato që hynë në listë ishin qytete të mëdha botërore, gjë që dëshmon se joshja e bizneseve të nivelit të lartë dhe mundësitë kulturore dhe të jetesës mbeten të forta për miliarderët.

Qyteti i Nju Jorkut kryesoi listën me 136 miliarderë në vitin 2022. Popullsia e pasur e  qytetit ‘humbi’ dy persona në krahasim me vitin 2021, por është ende kryeqyteti global i miliarderëve. Nju Jorku është shtëpia e tregjeve më të mëdha të aksioneve në botë, Bursa e Nju Jorkut dhe Nasdaq, dhe konsiderohet gjithashtu ekonomia më e madhe rajonale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas raportit.

Ashtu si Nju Jorku, Hong Kongu kishte një rënie të ngjashme prej vetëm 2 miliarderësh – ata tani janë 112. Sipas raportit të ‘Wealth X’, megjithëse portofolet e pasurisë ishin pak më pak të ekspozuara në Hong Kong ndaj ekonomisë globale të luhatshme, zhvillimet politike të rajonit rëndojnë në atë se sa tërheqëse është për miliarderët që të zhvendosin bizneset e tyre jofinanciare atje. Hong Kongu konsiderohet gjithashtu një nga vendet më të shtrenjta për emigrantët në botë.

San Francisko është shtëpia e 84 miliarderëve, një më pak se në vitin 2021. Megjithëse San Francisko humbi një miliarder, ai pa një rritje prej 68% të popullsisë së tij të individëve me vlerë të lartë neto nga 2012 deri në 2022, sipas një raporti të Henley & Partners. Gjatë 10 viteve të fundit, San Francisko është bërë sinonim i Silicon Valley dhe ishte një nga qytetet me rritjen më të shpejtë në SHBA në vitin 2022..

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat