Europa Postuar më 12 Qershor 2023, 11:14

Pse burokracia gjermane vazhdon të vështirësojë ardhjen e punëtorëve të huaj?!

Nga SCAN TV
Pse burokracia gjermane vazhdon të vështirësojë ardhjen e

Mungesa e fuqisë punëtore është një nga sfidat më të mëdha për ekonominë gjermane. "Ne presim që në Gjermani do të mbeten të pazëna rreth dy milionë vende pune", ka thënë kreu i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë, DIHK, Achim Dercks. "Kjo i përket një vëllimi prej 100 miliardë eurosh në potencialin për krijimin e vlerës së punës."

Edhe ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil e quan të nevojshme tërheqjen masive të fuqisë së kualifikuar punëtore nga jashtë BE në vitet e ardhshme. "Ne kemi nevojë deri në vitin 2035 për rreth 7 milionë forca të kualifikuara punëtore shtesë," ka thënë Heil.

Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz premtoi në vizitën e tij në Indi, që të përshpejtojë ardhjen e fuqisë punëtore nga India në sektorin e IT-së.

Sipas Agjencisë Federale të Punës aktualisht ka 100 vende të lira për 33 punonjës të kualifikuar të kujdestarisë shëndetësore. Kemi të bëjmë me një mungesë të dukshme të infermierëve, sipas Agjencisë Federale.

Krahas Indisë, edhe Indonezia, Meksika, Kolumbia, Vietnami, Filipinet, Maroku, Tunizia, Egjipti si edhe Brazili janë vendet kryesore në fokus të Gjermanisë për tërheqjen e fuqisë punëtore. Por kjo nuk ndihmon aspak, nëse nuk lehtësohen procedurat e marrjes së vizës, thonë shumë politikanë gjermanë.

Ndryshe Gjermania do të humbasë në konkurrencën botërore për tërheqjen e talenteve dhe studentëve në degë të caktuara.

E . S / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 12 Qershor

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan edhe këtë jave e ka nisur negativisht teksa ka regjistruar sërish rënie në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 98 lekë dhe duke u......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat