Ndryshoi politikën dhe Italinë - Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Silvio Berlusconi

Silvio Berlusconi u nda nga jeta në spitalin San Raffaele të Milanos. Ish-kryeministri i Italisë, lideri i Forza Italia dhe themelues i Mediaset ishte 86 vjec. Berlusconi ishte shtruar sërish në spital të premtën e kaluar, pasi kaloi më parë 45 ditë atje për shkak të pneumonisë dhe leucemisë.
Berlusconi fitoi gjatë jetës së tij aq shumë pushtet, sa që momenti i vërtetë magjik, i cili duhet mbajtur mend, është ai kur e humbi atë pushtet.
Italia ishte në një situatë të keqe për shkak të sulmeve të tregjeve ndaj borxhit publik të vendit. Merkel dhe Sarkozy qeshnin publikisht me ‘të. Europa kishte frikë se mos fundosej bashkë me Italinë. 8 deputetë ish besnikë, e tradhtojnë kavalierin me një votim përfundimtar duke bërë që të humbiste mazhorancën në parlament.
Por ai rezistoi dhe nuk hoqi dorë, as nuk u dorëhoq si kryeministër. Por telefonata e djalit të tij që punonte në Londër i cili i tha se nëse Italia rrëzohej, të njëjtin fat do të kishin dhe kompanitë e familjes, e bindën të largohej nga pushteti.
Dimensioni ‘ më i madh se jeta’, jashtë të zakonshmes, në spektrin human dhe politik të kavalierit është i gjithi në momentin kur u largua përgjithmonë nga kryeministria.
Kjo sepse Berlusconi ishte një fenomen: vullnet për pushtet por dhe domosdoshmëri historike. Në të mirë dhe në të keq ai mbetet themeluesi i një të djathte të re dhe një politike të re, me ambicie liberale dhe pamje populiste, që u bë një model për t’u ndjekur në botë dhe dominoi skenën italiane për 20 vjet, edhe kur ishte në opozitë. Dhe që përfundoi sërish me ‘të, aq sa për të fituar sërish iu desh të ndryshonte lëkurë, gjini dhe moshë duke u mishëruar tek Giorgia Meloni, antropologjikisht e kundërta e tij.
Kundërshtarët e tij e kanë akuzuar për cdo krim të mundshëm. Dhe fakt është që ai u përball me shumë procese gjyqësore, më shumë se 20. Ai u shpall i pafajshëm pothuajse për të gjitha akuzat. Sipas ligjit italian Berlusconi ka kryer vetëm një krim: evazion fiskal, për të cilin dhe u dënua dhe i kushtoi vendin në senat.
Shumë njolla errësuan jetën e tij publike. Origjina e kapitaleve me të cilat Berlusconi nisi aktivitetin e tij si sipërmarrës është ende një mister. Por megjithatë bilanci përfundimtar i Berlusconit si politikan nuk është negativ për shkak të gjitha gjërave që kërcënoi se do të bënte, apo atyre që nuk bëri dot. Por vetëm për faktin se nuk bëri atë që kishte premtuar. Kryeministri më jetëgjatë i Italisë la në letër ‘revolucionin liberal’ të përbërë prej më pak taksash dhe më shumë rritje, premtim që e coi në krye të qeverisë.
Ai nuk pranoi asnjëherë idenë e ndërtimit të një pasaardhësi duke eliminuar politikisht të gjithë nxënësit e tij më të mirë, duke cuar drejt fundit në këtë mënyrë krijesën e tij, Forza Italia. Berlusconi kishte gjithcka në dorë për të ndryshuar Italinë: Konsensus, sukses, forcë, para dhe pushtet, por nuk ia doli.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Zerimi i emetimeve nga karburantet fosile - Planet e kompanive, kryesisht të pakuptimta. Nuk arrihen objektivat!
Numri i kompanive të karburanteve fosile që vendosin objektiva të emetimeve zero është rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, por shumica nuk arrijnë të......

New York, kryeqyteti global i miliarderëve - Numëronte 136 të tillë gjatë vitit të kaluar
Qyteti i Nju Jorkut ishte shtëpia e më shumë miliarderëve në vitin 2022. Në qershor, ‘Wealth X’ publikoi raportin vjetor mbi popullatën e miliarderëve në botë.......

Pse burokracia gjermane vazhdon të vështirësojë ardhjen e punëtorëve të huaj?!
Mungesa e fuqisë punëtore është një nga sfidat më të mëdha për ekonominë gjermane. "Ne presim që në Gjermani do të mbeten të pazëna rreth dy milionë vende......

Milarda euro fonde për industrinë e çipave në BE – Shkak, pavarësia nga Kina e SHBA!
Për të qenë më e pavarur nga Kina edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioni Europian ka miratuar një program prej miliarda eurosh për industrinë e......

Ndërron jetë në moshën 86 vjeçare Berlusconi – Ish kryeministri italian vuante nga leuçemia prej disa kohësh
Ndërron jetë në moshën 86 vjeçare, ish-kryeministri, drejtuesi i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset Silvio Berlusconi. Berlusconi ka ndërruar jetë në......

BE planifikon procedura më të shpejta për azilkërkuesit
27 ministrat e brendshëm të BE-së negociuan të enjten gjatë gjithë ditës në takimin e Këshillit në Luksemburg, në mënyrë që të mund të miratonin një reformë......

Marrëveshja për energjinë e gjelbër në BE - Objektivi, zgjerimi i shpejtë i burimeve të rinovueshme si era dhe dielli
Vendet e Bashkimit Europian do të përpiqen përsëri këtë javë të miratojnë një marrëveshje për objektivat e reja të energjisë së rinovueshme, të cilat janë......

Franca ul çmimet e ushqimeve - Qeveria detyron kompanitë e mëdha të vendosin një kufi
Blerësit francezë duhet të paguajnë më pak për ushqimin e tyre duke filluar nga muaji i ardhshëm, tha ministri i Financave Bruno Le Maire, pasi ai siguroi një......