MBZHR nis nga Belshi dezinfektimin e vatrave të karkalecit, Meçaj: Në krah të fermerëve, ndërhyrje në momentin e duhur

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton se ka ndërmarrë aksionin për dezinfektimin e tokave bujqësore me qëllim zhdukjen e insektit dëmtues në bujqësi, karkalecit, duke nisur spërkatjen në një sipërfaqe prej 60 ha në fshatin Gjolen në Belsh me pesticide të vatrës ku është shfaqur dëmtuesi i karkalecit.
Sipas njoftimit procesi është ndjekur nga afër nga drejtori i Përgjithshëm i AKVMB Roland Meçaj, i cili garantoi fermerët për marrjen e masave dhe kryerjen e dezinfektimit në zhdukjen e insektit dëmtues.
Aktualisht tha ai, insekti është shfaqur në sipërfaqe relativisht të vogla në bashkinë Divjakë dhe Belsh ku po ndërhyhet me insekticide, që janë miqësore me mjedisin dhe prodhimin.
Meçaj theksoi se, tani është momenti i duhur për të ndërhyrë, pasi jemi në fazën e tretë të larvave dhe procesi do të zbatohet sipas planit të përcaktuar nga ekspertët.
Ai vuri në dukje se ky fenomeni është sezonal dhe nga masat e marra në mënyrë të vazhdueshme këtë vit paraqitet në numër më të ulët vatrash se vitin e kaluar. Meçaj i bëri apel fermerëve të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të mobilizohen bashkë me strukturat e drejtorisë së bujqësisë së qarkut, në funksion absolut të këtij qëllimi, shfarosjen e karkalecit.
Bazuar në informacionin e publikuar procesi i dezinfektimit po ndiqet edhe nga ekspertët e fushës dhe profesorë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët po informojnë dhe këshillojnë fermerët për mbarëvajtjen e procesit deri në zhdukjen e insektit dëmtues.
E . S / SCAN

Greqia në luftë me evazionin fiskal - Aplikacioni i ri dixhital ka si objektiv zonat turistike
Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike i Greqisë, i njohur si AADE, po përgatitet për të intensifikuar përpjekjet e tij kundër evazionit fiskal këtë verë......

Stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s, Autoriteti i Aviacionit Civil informon: Mund të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh ajrore
Duke nisur nga dita e sotme deri më datën 23 Qershor do të zhvillohet në Europë “Air Defender 23” e cila është stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s duke......

Tentuan të kalojnë kufirin me 25 mijë paund, Policia Kufitare i bllokon paratë e padeklaruara çiftit
Policia Kufitare njofton se është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. “Shërbimet e Policisë Kufitare në Bllatë, në bashkëpunim dhe me......

Ndryshoi politikën dhe Italinë - Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Silvio Berlusconi
Silvio Berlusconi u nda nga jeta në spitalin San Raffaele të Milanos. Ish-kryeministri i Italisë, lideri i Forza Italia dhe themelues i Mediaset ishte 86 vjec.......

Zerimi i emetimeve nga karburantet fosile - Planet e kompanive, kryesisht të pakuptimta. Nuk arrihen objektivat!
Numri i kompanive të karburanteve fosile që vendosin objektiva të emetimeve zero është rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, por shumica nuk arrijnë të......

New York, kryeqyteti global i miliarderëve - Numëronte 136 të tillë gjatë vitit të kaluar
Qyteti i Nju Jorkut ishte shtëpia e më shumë miliarderëve në vitin 2022. Në qershor, ‘Wealth X’ publikoi raportin vjetor mbi popullatën e miliarderëve në botë.......

Pse burokracia gjermane vazhdon të vështirësojë ardhjen e punëtorëve të huaj?!
Mungesa e fuqisë punëtore është një nga sfidat më të mëdha për ekonominë gjermane. "Ne presim që në Gjermani do të mbeten të pazëna rreth dy milionë vende......

Milarda euro fonde për industrinë e çipave në BE – Shkak, pavarësia nga Kina e SHBA!
Për të qenë më e pavarur nga Kina edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioni Europian ka miratuar një program prej miliarda eurosh për industrinë e......