Shqipëria Postuar më 12 Qershor 2023, 15:00

Të përndjekurit të likuidohen brenda 4 vitesh, të vendoset kufi - Projekligji, në Kuvend. Me ritmet aktuale dëmshpërblimi zgjat edhe 25 vite të tjerë

Nga SCAN TV
Të përndjekurit të likuidohen brenda 4 vitesh, të vendoset

Me ritmin aktual, procesi i dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë të epokës së komunizmit, mund të zgjasë edhe për 25 vite. Është depozituar tashmë në Kuvend një projektligj, i cili përcakton një plan 4-vjeçar për t’i dhënë fund procesit të dëmshpërblimit.

Ndryshimi, i propozuar nga Deputeti Demokrat Bujar Leskaj, parashikon që në ligjin e vitit 2007 "Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist", të bëhet një ndryshim i cili detyron Qeverinë të hartojë një skemë për këtë qëllim. "Në ligjin e buxhetit planifikohen fondet vjetore per zbatimin e këtij ligji. Këshilli i Ministrave, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, saktëson faturën financiare të dëmshpërblimit dhe i propozon Kuvendit skemën e shpërndarjes së fondeve.", përcakton neni 32 i ndryshuar, sipas propozimit të Leskajt.

Në relacionin shoqërues të draftit theksohet se që prej vitit 2007, që ligji për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve hyri në fuqi, kanë kaluar 15 vite dhe aktualisht, sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, detyrimet ndaj kësaj shtrese përllogariten në vlerën rreth 30 miliardë lekë. Kjo do të thotë se, me ritmet aktuale (30 miliardë lekë vlera totale/ 1 miliard lekë parashikuar në projekt-buxhetin për vitin 2023, duke prezumuar dhe ndonjë rritje modeste në vitet pasuese), shtetit shqiptar i duhen rreth 25 vjet të tjerë për të përmbushur detyrimet ndaj kësaj shtrese.

Qëllimi i këtij propozimi, thekson relacioni shoqërues, është që, nëpërmjet hartimit të një skeme të shpërndarjes së fondeve me një afat 4-vjeçar, të ndërmerret angazhim serioz për likujdimin e këtij "borxhi" publik ndaj shtresës së ish të pëmdjekurve politikë, deri në përfundim të vitit 2027. Në këtë mënyrë, do t'i jepej fund tejzgjatjes së këtij procesi, deri në kufijtë, e ndoshta në tejkalim, të afateve të arsyeshme e të përshtatshme.

Lorenc Rabeta/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......