Europa kërkon të përdorë asetet e Rusisë për rindërtimin e Ukrainës – Ja se si mund të funksionojë!

Bashkimi Europian po i afrohet ndërmjetësimit të një plani të detajuar se si të përdoren asetet e ngrira ruse për të paguar për rindërtimin e Ukrainës, tha një zyrtar i lartë.
BE-ja ka konfirmuar se ka më shumë se 200 miliardë euro (215.5 miliardë dollarë) dhe 20 miliardë euro (21.5 miliardë dollarë) të veçanta në të gjithë bllokun që i përkasin bankës qendrore ruse dhe individëve privatë rusë, respektivisht. Këto asete u ngrinë nga autoritetet evropiane në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës për të sanksionuar Kremlinin për agresionin e tij.
Çështja është shumë teknike, juridikisht komplekse dhe politikisht sfiduese. BE-ja ka qenë e bindur se Rusia duhet të paguajë për dëmin dhe dhimbjen që po krijon në Ukrainë. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha në shkurt se do të ishte "e paimagjinueshme" që të mos ishte kështu.
Duke folur në nëntor, von der Leyen tha se ideja është të krijohet një strukturë për të menaxhuar fondet e ngrira, për t'i investuar ato dhe për t'i dhënë të ardhurat Ukrainës. Ajo shtoi në atë kohë se këto fonde duhet të përdoren gjithashtu për përpjekjet e rindërtimit, pasi të përfundojë lufta dhe të hiqen sanksionet nga asetet e ngrira.
Për momentin, zyrtarët janë fokusuar në hapin e parë duke përdorur të ardhurat nga aktivet e bankës qendrore ruse, pasi ata besojnë se kjo do të ishte mënyra më e lehtë për të shmangur çështjet ligjore. Është e paqartë se sa para do t'i sigurojë Ukrainës dhe sa shpejt do t'i merrte Kievi.
Ekonomistët pajtohen se ka një shans që BE-ja të arrijë të përdorë të ardhurat nga aktivet e bankës qendrore ruse në një mënyrë të ligjshme, por ka shqetësime më të gjera se sa do të kontribuojë në fakt për Ukrainën.
Banka Botërore, Komisioni Europian, Kombet e Bashkuara dhe qeveria e Ukrainës thanë në mars se kostoja totale e rindërtimit në Ukrainë kishte arritur në 441 miliardë dollarë.
Por lufta vazhdon, dhe humbjet e vazhdueshme të jetëve dhe infrastrukturës vazhdojnë të rrisin faturën. Një shembull është shkatërrimi i fundit i digës Nova Kakhovka, e cila ka sjellë dëme të mëtejshme mjedisore, sociale dhe ekonomike. Banka Botërore është ende duke vlerësuar koston e plotë.
Shtetet e Bashkuara miratuan në maj transferimin në Ukrainë të aseteve të sekuestruara nga një oligark rus i goditur nga sanksionet. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland në atë kohë tha se ishte transferimi i parë i fondeve ruse të konfiskuara, por "nuk do të jetë i fundit", sipas Reuters.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Nafta, e qëndrueshme pranë 72 USD - Në fokus të tregjeve, vendimet e bankave qëndrore
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme një ditë më parë. Megjithatë, fitimet po kufizohen sepse investitorët......

Dollari, në nivelin më të ulët në 1 muaj - Inflacioni në SHBA pritet të diktojë politikën monetare të FED
Dollari amerikan po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen më vonë gjatë......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët presin inflacionin në SHBA dhe takimet e bankave qendrore
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në......

Kartëvizita dixhitale më e mira për drejtuesit e shitjeve
Kartëvizitat dixhitale GOtaps janë mënyra e re e rrjetëzimit. Kartëvizitat prej letre janë të vjetruara dhe, nëse jeni një drejtues shitjesh, mund t’ju......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – A vazhdon rënia për Dollarin, Paundin dhe Euron?
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot të regjistrojë zbritje të konsiderueshme të vlerës duke u dobësuar sërish në raport me monedhën vendase teksa është blerë......

Ku janë fokusuar investitorët e huaj në Shqipëri? - Preçi: Pasuritë e patundshme po zgjojnë interes investimi
Investimet e huaja në Shqipëri vijojnë të kenë interesin për të investuar në vendin tonë. Për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi fokusi i tyre mbetet në......

Kthehen pas 10 vitesh arbitrazhet - Opozita: Nuk zgjidh paditë kundër Shqipërisë në gjykatat ndërkombëtare. Ç’synim ka?
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar këtë të hënë projektligjin që kthen në Shqipëri pas 10 vitesh arbitrazhet, përmes të cilëve, kompanitë mund të......

Investimet për menaxhimin e mbetjeve - Kredia 50 mln euro, ndërhyrje në 5 zona, MIE: Nuk ka plane për inceneratorë
Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar marrëveshjen e huasë prej 50 mln euro për programin për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me......