Bota Postuar më 13 Qershor 2023, 10:29

Nafta, e qëndrueshme pranë 72 USD - Në fokus të tregjeve, vendimet e bankave qëndrore

Nga SCAN TV
Nafta, e qëndrueshme pranë 72 USD - Në fokus të tregjeve,

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme një ditë më parë. Megjithatë, fitimet po kufizohen sepse investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA dhe vendimet e bankave qendrore më të mëdha të botës.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 72 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 67 dollarë për fuçi.

Në sesionin e kaluar, të dyja kontratat ranë me mbi 3 dollarë për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës dhe rritjen e prodhimit nga Rusia. Gjithashtu, nëse ndonjë nga bankat qëndrore do të rrisë normat e interesit, atëherë çmimet e naftës mund të gjenden nën presion. Analistët parashikojnë se edhe për shkak të shenjave për ngadalësimin e ekonomisë kineze, çmimet mund të luhaten mes 62.5 dhe 75 dollarë për fuçi.

Shumica e analistëve parashikojnë se Rezerva Federale do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, ndërsa Banka Qendrore Europiane pritet të ndërmarrë një tjetër rritje me 25 pikë bazë.

Ndërkohë, të dhënat e publikuara në Kinë kanë rikthyer shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë së dytë më të madhe në botë, që kanë zbehur edhe vendimin e Arabisë Saudite për të ulur prodhimin edhe me 1 milion fuçi naftë në ditë. Investitorët po presin edhe raportin mujor të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

SCAB

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat