Bota Postuar më 13 Qershor 2023, 10:27

Dollari, në nivelin më të ulët në 1 muaj - Inflacioni në SHBA pritet të diktojë politikën monetare të FED

Nga SCAN TV
Dollari, në nivelin më të ulët në 1 muaj - Inflacioni

Dollari amerikan po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme dhe do të japin një panoramë më të qartë mbi vendimet që do të marrë Rezerva Federale të mërkurën. Analistët parashikojnë se inflacioni do të jetë ngadalësuar edhe gjatë majit.

Nëse do të ndodhë kështu, banka qendrore amerikane mund të mos ndryshojë normat e interesit.

Tregjet vlerësojnë 80% mundësi, që Rezerva Federale të mos ndryshojë politikën e saj monetare. Euro ka fituar rreth 0.3% të vlerës dhe po tregtohet në rreth 1.078 dollarë, ndërsa në fokus të do të jetë edhe Banka Qendrore Europiane, e cila do të mblidhet të enjten. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 103.2, niveli më i ulët që nga 23 maji.

Edhe Banka e Japonisë do të njoftojë politikat e saj monetare të premten. Ndërkohë, në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 26 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1750 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat