Të drejtat e të punësuarëve në kompanitë online - BE, rregulla në mbrojtje të tyre. “Zemërohen” punëdhënësit

Vendet e Bashkimit Europian kanë vendosur të modifikojnë rregullat që synojnë t'u japin mbrojtje dhe përfitime të puënsuarëve në kompanitë online. Vendimi u mor në prag të negociatave me ligjvënësit e BE-së që duan rregulla më gjithëpërfshirëse.
Drafti i rregullave të shpallura nga ekzekutivi i BE-së në fund të vitit 2021 do të ishte i pari global dhe është pjesë e një legjislacioni që synon të sigurojë një fushë loje të barabartë midis bizneseve online dhe atyre tradicionale.
Në draft versionin e rënë dakord, vendet e BE-së propozojnë që kompanitë të konsiderohen punëdhënëse nëse plotësojnë tre nga shtatë kriteret.
Ndër kriteret renditet dhe mbikëqyrja e performancës së punëtorëve përmes mjeteve elektronike, mundësia e tyre për të zgjedhur orarin e punës dhe kufizimi i detyrave, ndalimi për të punuar për palët e treta, vendosja e një kufiri të sipërm për pagën, vendosja e rregullave për pamjen ose sjelljen e tyre dhe kufizimi i mundësive për të përdorur nënkontraktorë ose zëvendësues.
Ekzekutivi i BE-së tha se rregullat do të mbulonin rreth 4.1 milion nga 28 milion punëtorë në kompanitë e platformave online në të gjithë Bashkimin Europian 27-anëtarësh.
Parlamenti Europian, i cili propozoi ndryshimet e veta në shkurt, dëshiron që rregullat të përfshijnë një listë treguese të kritereve për të përcaktuar nëse një punëtor gëzon të drejtat që i takojnë. Si për shembull nëse punëtori i nënshtrohet një page fikse, orareve të përcaktuara të punës, kohës së punës dhe mbikëqyrjes nga punëdhënësi.
Vendet e BE-së këmbëngulin se punëtorët duhet të informohen për përdorimin e algoritmeve të përdorura në proceset e vendimmarrjes në punë, kur këto vendime kanë të bëjnë me ta, ndërsa ligjvënësit thonë se vendimet e rëndësishme nuk duhet të merren nga sisteme të automatizuara. Vendet e BE-së, ligjvënësit e BE-së dhe Komisioni tani do të përpunojnë detajet përpara se drafti të bëhet legjislacion.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Evazioni fiskal në Greqi, në shifra rekord - Dëmi në buxhet llogaritet 60 miliardë euro në vit
Evazioni fiskal në Greqi tejkalon 60 miliardë euro në vit. Deklarata u bë nga guvernatori i Bankës së Greqisë, Yannis Stournaras. Të ardhurat e deklaruara......

Bankat e mëdha po insistojnë për A.I gjeneruese - Por cilat janë rreziqet dhe ‘grackat’?!
Bankat e mëdha dhe kompanitë fintech po grumbullohen gjithnjë e më shumë në inteligjencën artificiale gjeneruese, pasi zhurma që po rrethon teknologjinë më të......

Banka e Anglisë kërkon taksë për karbonin - “Mënyra e duhur për të reduktuar emetimet e gazeve”
Britania dhe vendet e tjera të pasura duhet të marrin në konsideratë një taksë karboni, si mënyra më efikase për të reduktuar emetimet e gazeve serë. Ideja u......

Europa kërkon të përdorë asetet e Rusisë për rindërtimin e Ukrainës – Ja se si mund të funksionojë!
Bashkimi Europian po i afrohet ndërmjetësimit të një plani të detajuar se si të përdoren asetet e ngrira ruse për të paguar për rindërtimin e Ukrainës, tha një......

Nafta, e qëndrueshme pranë 72 USD - Në fokus të tregjeve, vendimet e bankave qëndrore
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme një ditë më parë. Megjithatë, fitimet po kufizohen sepse investitorët......

Dollari, në nivelin më të ulët në 1 muaj - Inflacioni në SHBA pritet të diktojë politikën monetare të FED
Dollari amerikan po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen më vonë gjatë......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët presin inflacionin në SHBA dhe takimet e bankave qendrore
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në......

Kartëvizita dixhitale më e mira për drejtuesit e shitjeve
Kartëvizitat dixhitale GOtaps janë mënyra e re e rrjetëzimit. Kartëvizitat prej letre janë të vjetruara dhe, nëse jeni një drejtues shitjesh, mund t’ju......