Europa Postuar më 13 Qershor 2023, 10:58

Trashëgimia e Silvio Berlusconi - Pesë vëllezër për një perandori prej rreth 6,4 miliardë euro

Nga SCAN TV
Trashëgimia e Silvio Berlusconi - Pesë vëllezër për

Me ndarjen nga jeta të themeluesit të perandorisë financiare dhe editoriale, Silvio Berlusconi, trashëgimtarët e tij duke filluar nga Marina dhe Piersilvio, duhet të sillen si sipërmarrës normalë dhe të aftë për t’u përballur me tregun. Të shumtë janë ata që mendojnë se do ia dalin duke pasur parasysh solidaritetin familjar që iu është transmetuar nga babai i tyre.

5, 16, 7. Janë këta tre numrat që duhen pasur parasyrsh nëse argumenti që diskutohet është e ardhmja e perandorisë së Silvio Berlusconit. Pesë janë fëmijët, 16 niëpr e mbesa dhe më shumë se 6 miliardë euro vlera e galaksisë së krijuar prej më shumë se gjysëm shekulli nga sipërmarrësi karizmatik, themelues i Forza Italia dhe protagonist i padiskutueshëm i politikës italiane për 30 vjet. Por sot, e ardhmja e bizneseve të familjes Belrusconi duhet shkruar nga e para, në faqe të reja.

Mëngjesin e 12 qershorit 2023, pak minuta pas ndarjes nga jeta të Berlusconi, Forbes publikonte pasurinë neto të liderit të Forza Italia dhe familjes së tij: 6.4 miliardë euro. Në qendër të perandorisë është Finivest, grupi financiar i famlijes që qeveris historikisht tre asete të mëdha të kuotuara: Mediaset e transformuar në MFE, Mediaforeurope, Mediolanum, banka në pronësi të familjes Doris dhe Mondadori.

Fininvest ka më pak se 50% të aksioneve në MFE, 53.3% të kapitalit të Mondadori, që iu mor Carlo De Benedettit 34 vjet më parë dhe 30.12% të Mediolanum, shoqërisë së menaxhimit të kursimeve e krijuar që në vitet ’80.

Aktualisht Mediaset, pavarësisht se është më i vjetër se lojtarët e rinj si Netflix, vazhdon të ndiqet shumë nga mbi të 50-at. Në të vërtetë, nëse lexohen pasqyrat financiare, do të shihet që kompania i është rikthyer gjenerimit të fitimeve dhe marzheve. Më pas, përtej medias dhe përtej publikimit “ka shumë prona, si Mediolanum.

Duhet marrë në konsideratë dhe fakti se mbulimi politik i garantuar deri më tani nga statusi i të ndjerit Berlusconi, si ish-kryeministër dhe themelues dhe udhëheqës i padiskutueshëm i një prej partive kryesore të Republikës së Dytë, do të zhduket. Mediat italiane theksojnë se ka një marrëdhënie të shkëlqyer mes Marinës dhe Giorgia Melonit. Marina ka qenë gjithmonë vajza më e afërt me të atin për pasionin politik. Një reflektim i fundit ka të bëjë me unitetin e ardhshëm të familjes Berlusconi. Historia industriale dhe financiare italiane është plot me grindje, nga Agnellis deri te De Benedetti. Por ajo që Berlusconi ka bërë gjithmonë është të trajtojë me bujari të madhe fëmijët e tij, të cilët gjithmonë e kanë adhuruar babanë e tyre. Kjo do të thotë se shumë faktorë të mundshëm konflikti janë eliminuar dhe neutralizuar.

Por a do të shesin fëmijët e tij? Menjëherë pas lajmit të ndarjes nga jeta të Silvio Berlusconit, aksionet në bursa nisën të tërhiqnin interes nga pika të ndryshme duke bërë që të imagjinoheshin manovra të mëdha. Por një deklaratë e shkurtër për media e Fininvest, nga familja, ftohu entuziazmin: Trashëgiminë e Kavalierit, "forca e tij krijuese", "gjenialiteti i sipërmarrjes", "korrektësia e vazhdueshme", “humanizmi i jashtëzakonshëm” - kanë qenë gjithmonë pasuri e patjetërsueshme e shoqërisë, si dhe e shoqërive të grupit. Dhe kjo trashëgimi – nënvizohet – do të mbetet baza e të gjitha aktiviteteve tona, të cilat do të vijojnë në vijimësi absolute në çdo aspekt”. Përkthimi: Nuk shitet.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat