Qeveria e re e Malit të zi - Analistët: Pavarësisht përbërjes, do të jetë e brishtë!

Analistët janë të bindur se lëvizja e qendrës “Europa tani”, e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme në Malin e zi, do të ‘lodhet’ për të formuar një qeveri të qëndrueshme. Sipas tyre paqëndrueshmëria politike në Mal të Zi ka të ngjarë të vazhdojë pavarësisht fitores së saj. Kjo pasi qeveria e ardhshme do ta ketë të vështirë të sigurojë mbështetje të fortë në parlament.
“Europa tani” doli e para me 25.6% të votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës, por do të ketë nevojë për mbështetjen e partive të tjera të ish-bllokut qeverisës për të siguruar një shumicë. Një nga arsyet se pse nuk pritet një qeveri e qëndrueshme politike në Mal të Zi, është sepse shumica e re qeverisëse do të përbëhet nga shumë parti. Nëse shtohen problemet ekonomike në vend dhe betejat e mundshme brenda blloqeve politike, mund të priten zgjedhje të parakohshme brenda të paktën dy viteve.
Blloku opozitar i udhëhequr nga “Partia Demokratike e Socialistëve”, DPS, e cila u largua nga pushteti në vitin 2020 pas tre dekadash sundimi të pandërprerë, doli i dyti me 23.8 %. Pro-serbja “Për të Ardhmen e Malit të Zi” fitoi 14.7%, ndërsa koalicioni i “URA” dhe “Malit të Zi Demokratik”, i kryesuar nga kryeministri në largim Dritan Abazovic dhe ish-kryetari i parlamentit Aleksa Becic, mori 12.3%. Partia Boshnjake mori 6.9 %, ndërsa Forumi Shqiptar, Aleanca Shqiptare, Nisma Qytetare Kroate dhe Partia Popullore Socialiste pro-Serbe kaluan të gjithë pragun për të hyrë në parlament.
Që nga shtatori i kaluar, “Europa tani”, e udhëhequr nga ish-ministri i Financave Milojko Spajiç, u shfaq shpejt si një yll politik në rritje, duke u fokusuar në ekonomi dhe reforma. Tetorin e kaluar, ajo fitoi garat për kryetar bashkie në kryeqytetin Podgoricë dhe në qytetin e Danilovgradit, ndërsa më 2 prill kandidati i saj, nënkryetari i lëvizjes, Jakov Milatovic, fitoi zgjedhjet presidenciale. Spajiç tha se lëvizja e tij do të negociojë për një qeveri të ardhshme me të gjitha partitë që ndajnë vlerat e tyre politike, duke theksuar se blloku i udhëhequr nga DPS dhe lëvizja qytetare URA nuk do të jetë pjesë e shumicës së re.
Nga ana e tij Abazovic u përgjigj se blloku i tij do të jetë shtylla kurrizore e qeverisë së re, duke paralajmëruar se shumica e re nuk do të jetë e qëndrueshme nëse kjo gjë nuk ndodh. Gjatë fushatës zgjedhore, udhëheqësi i URA-s dhe kryeministri në largim Abazovic pretendoi se themeluesi i arratisur koreano-jugor i kriptomonedhës së shembur Terra, Do Kwon, financoi ilegalisht fushatën elektorale të “Europa tani”. Kjo e fundit do të përpiqet të shmangë qeverisjen së bashku me partinë e Abazovicit për shkak të mosmarrëveshjeve gjatë fushatës elektorale. Por gjasat janë që Spajiç të tërheqë deklaratat e tij dhe të përfshijë partinë e Abazovic në qeveri, nëse do të dojë të krijojë një të tillë.
Sipas Kushtetutës, parlamenti i ri duhet të konstituohet më pak se 15 ditë pas publikimit të rezultateve zyrtare të zgjedhjeve, që është deri në fund të qershorit. Kryeministri i emëruar duhet të propozohet brenda 30 ditëve pas konstituimit të parlamentit, pra në fund të korrikut. Kryeministri i emëruar ka tre muaj kohë për të propozuar qeverinë ose për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Negociatat për një qeveri të re mund të jenë të gjata dhe të vështira, pasi “Europa tani” ka një përgjegjësi të madhe sepse ka edhe presidentin e shtetit dhe kryeministrin e mundshëm.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Çokollata do të bëhet edhe më e shtrenjtë – Shkak, çmimet rekord të kakaos. Më të lartat në 7 vite!
Dashamirët e çokollatës do të përballen me një rritje të fortë dhe të ndjeshme çmimit për shkak të kostove të larta të kakaos. Çmimet e çokollatës janë rritur......

Trashëgimia e Silvio Berlusconi - Pesë vëllezër për një perandori prej rreth 6,4 miliardë euro
Me ndarjen nga jeta të themeluesit të perandorisë financiare dhe editoriale, Silvio Berlusconi, trashëgimtarët e tij duke filluar nga Marina dhe Piersilvio,......

Çfarë do të thotë të kesh një monedhë të fortë? - Avantazhet dhe disavantazhet e përkthyera në shërbime
Për shkak të Brexit-it, paundi – monedha britanike – ka rënë në nivelin më të ulët të tridhjetë viteve kundrejt dollarit. Euro ka rënë gjithashtu në një nivel......

Të drejtat e të punësuarëve në kompanitë online - BE, rregulla në mbrojtje të tyre. “Zemërohen” punëdhënësit
Vendet e Bashkimit Europian kanë vendosur të modifikojnë rregullat që synojnë t'u japin mbrojtje dhe përfitime të puënsuarëve në kompanitë online. Vendimi u......

Evazioni fiskal në Greqi, në shifra rekord - Dëmi në buxhet llogaritet 60 miliardë euro në vit
Evazioni fiskal në Greqi tejkalon 60 miliardë euro në vit. Deklarata u bë nga guvernatori i Bankës së Greqisë, Yannis Stournaras. Të ardhurat e deklaruara......

Bankat e mëdha po insistojnë për A.I gjeneruese - Por cilat janë rreziqet dhe ‘grackat’?!
Bankat e mëdha dhe kompanitë fintech po grumbullohen gjithnjë e më shumë në inteligjencën artificiale gjeneruese, pasi zhurma që po rrethon teknologjinë më të......

Banka e Anglisë kërkon taksë për karbonin - “Mënyra e duhur për të reduktuar emetimet e gazeve”
Britania dhe vendet e tjera të pasura duhet të marrin në konsideratë një taksë karboni, si mënyra më efikase për të reduktuar emetimet e gazeve serë. Ideja u......

Europa kërkon të përdorë asetet e Rusisë për rindërtimin e Ukrainës – Ja se si mund të funksionojë!
Bashkimi Europian po i afrohet ndërmjetësimit të një plani të detajuar se si të përdoren asetet e ngrira ruse për të paguar për rindërtimin e Ukrainës, tha një......