Shqipëria Postuar më 13 Qershor 2023, 14:25

Kërkesa e pazakontë e bizneseve shqiptare: “Qeveria të fiksojë kursin e këmbimit të euros”

Nga SCAN TV
Kërkesa e pazakontë e bizneseve shqiptare: “Qeveria të

Sektorë të ndryshëm të ekonomisë, nga industria e veshjeve dhe këpucëve, turizmi, prodhuesit, industria agroushqimore, po vijojnë të kenë pasoja të mëdha për shkak të zhvlerësimit të euros.

Problematikat janë diskutuar në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të organizuar nga shoqata “Proeksport Albania” e cila bëri bashkë përfaqësuesit e sektorëve të ekonomisë me qëllim adresimin e problematikave dhe gjetjen e zgjidhjeve.

Ndërsa pritet që të ketë një draft zyrtar kërkesash kundrejt qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për secilin nga sektorët, disa prej tyre janë artikuluar paraprakisht, ku kërkohet subvencion për të kompensuar humbjet.

Ndërsa prodhuesit, në paqartësi të institucioneve se çfarë do të ndodhë me kursin në periudhën verës kur është dhe piku i ardhjes së emigrantëve apo turistëve, ndër të tjera sugjerojnë fiksimin e përkohshëm të kursit të këmbimit.

Zgjatja në kohë e kësaj situate ka bërë që bizneset të përballen me mungesë likuiditeti, mungesë investimesh, pezullim të rritjeve të pagave si dhe mungesë konkurrueshmërie.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat