Bota Postuar më 10 Maj 2023, 10:28

“Viti i artë” i turizmit shton fitimet për cisternat - Industria e udhëtimeve rrit kërkesën për karburante

Nga SCAN TV
“Viti i artë” i turizmit shton fitimet për cisternat -

Pavarësisht një “vale” inflacioni që goditi konsumatorët, udhëtimet shënuan një rritje krahasuar me vitin 2022. Në tre muajt e parë të 2023 - shit, ‘Expedia’ dhe ‘Booking Holdings’ raportuan shitje rekord për akomodimet. Sipas ‘Expedia’, të ardhurat për tremujorin e parë të 2023 arritën në 2.7 miliardë dollarë, një rritje prej 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një rritje prej 44% krahasuar me vitin e kaluar në prenotimet bruto – vlera totale e shërbimeve të rezervuara. Kjo është dëshmi se industria e udhëtimeve do të ketë një tjetër vit “me ngarkesë të rëndë”, duke mbajtur nevojën për karburant në nivelet e vitit të kaluar apo edhe më të larta. Një tjetër lajm që forcon ndjenjën pozitive për kërkesën për naftë vjen nga lindja.

Për herë të parë, shpenzimet e turistëve kinezë për udhëtimet e brendshme gjatë festës së Ditës së Punës të javës së kaluar tejkaluan nivelet para pandemisë, gati 19% më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 dhe 71% më të larta në baza vjetore. Megjithatë, mungesa e fluturimeve ndërkombëtare dhe vonesat në lëshimin e vizave kanë mbajtur të ulët udhëtimet e turistëve kinezë jashtë shtetit, shumë më poshtë shifrave të vitit 2019.

Në janar 2022 dhe pak para pushtimit rus, Europa, Kina dhe Koreja e Jugut ishin importuesit më të mëdhenj në det të eksporteve ruse të papërpunuara me përkatësisht 1.85, 0.7 dhe 0.3 milion fuci në ditë.

Në fund të marsit 2022 – menjëherë pas goditjes së parë të luftës – destinacionet kryesoretë eksporteve ruse të naftës së papërpunuar nga deti ishin Europa, Kina dhe India 1.6, 0.85 dhe 0.64 milionë fuçi në ditë, me Indinë duke rritur importet e naftës së papërpunuar nga Rusia: 30 herë në 3 muaj. Ndërsa shumica e vendeve vendosën sanksione kundër tregtisë ruse të naftës, Kina dhe India filluan të dominojnë eksportet ruse të naftës së papërpunuar nga deti, me Kinën dhe Indinë që importuan 1.29 dhe 1.20 milionë fuçi në ditë në janar 2023, gati 75% e eksporteve ditore ruse nga deti, dhe në prill 2023 India u bë deri tani klienti më i madh i naftës bruto ruse, duke importuar 2 milionë fuçi në ditë, ndërsa Kina importoi 1.05 milionë fuçi në ditë.

Sot importet evropiane të produkteve ruse të naftës kanë rënë në vetëm 14%, ndërsa importuesit aziatikë përbëjnë 50% të eksporteve ruse të produkteve të naftës.

Vlen të theksohet se eksportet ruse në vendet e Lindjes së Mesme dhe në Afrikë janë 320 e 400 mijë fuçi në ditë në prill 2023 në ndryshim nga fillimi i vitit 2022 që ishin pothuajse zero. Kjo është sërish dëshmi se janë krijuar rrugë të reja tregtare detare, kryesisht nga Rusia në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, ndërsa Europa dhe SHBA janë detyruar të gjejnë burime alternative të produkteve të naftës për më shumë se 1.7 milionë fuçi në ditë, duke rritur kërkesën për anije – cisternë në rrugët e tregtisë detare.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat