Europa Postuar më 23 Shtator 2022, 12:40

Vështirësitë e bizneseve nga rritja e kostove - Fatura e energjisë së bukëpjekësit holandez Dennis arrin në 18.600 euro. Qeveria e vonuar

Nga SCAN TV
Vështirësitë e bizneseve nga rritja e kostove - Fatura e

Për pesë breza, familja e holandezit Dennis Toebast ka ushtruar profesionin e bukëpjekësit. Por, që nga lufta në Ukrainë, faturat e energjisë janë pesëfishuar, duke hedhur dyshime mbi planet për t'ia kaluar biznesin vajzës së tij.

Me rreth një milion familje holandeze në rrezik që të gjenden nën kufirin e varfërisë për shkak të rritjes së faturave të gazit dhe energjisë elektrike, qeveria e Holandës të martën njoftoi masat me vlerë 18 miliardë euro për vitin 2023, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga kostot e jetesës në rritje.

Për shumë biznese familjare si Toebast, planet për të ofruar mbështetje financiare për bizneset, mund të jenë të vonuara dhe nëse asgjë nuk ndryshon, ai mund të detyrohet të marrë në konsideratë opsionin e dhimbshëm të shkurtimit të stafit kur të fillojë viti i ri. Kostot mujore të gazit dhe energjisë elektrike të kësaj familje u rritën nga rreth 3,500 euro vitin e kaluar në më shumë se 18,600 euro aktualisht.

Inflacioni në holandë arriti në 12% në gusht, i nxitur kryesisht nga rritja vjetore prej 151% i çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike.

Qeveria ka qenë shumë e ngadaltë për të reaguar, tha Marie-Helene Zengerink, menaxhere e përgjithshme e Shoqatës Holandeze për Bukëpjekësit dhe Pastiçjerët, duke vënë në dukje se Belgjika dhe Gjermania fqinje tashmë kanë ofruar linja shpëtimi për bizneset.

Dennis Toebast u ka premtuar 24 punonjësve të tij se do të kenë punë të paktën deri në fund të këtij viti. Ai shpreson që një ditë vajza e tij, Fabienne, do të marrë përsipër menaxhimin e furrës, por hedhja e këtij hapi nuk është më i sigurt.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat