BQE: BE në stanjacion, por normat duhet të rriten - Muajt e ardhshëm do të ketë sërish rritje të normave të interesit

Banka qendrore europiane do të vazhdojë të rrisë normat e interesit muajt e ardhshëm edhe pse përballë parashikimeve për një stanjacion ekonomik dhe me rrezikun e uljes së rritjes ekonomike për shkak të luftës në Ukrainë.
Buletini ekonomik i Eurotouer shpjegon se banka qendrore europiane ka në plan të rrisë dhe më shumë normat e interesit në muajt e ardhshëm. Ndërkohë në tregje rriten pritjet për një shtrëngim monetar, me normën mbi depozitat – aktualisht në 0.75% - që parashikohej në 3% në qershor.
Isabel Schnabel, anëtare e komitetit ekzekutiv shpjegoi se Banka qendrore europiane do të marrë parasysh fleksibilitetin ekonomi, por pika e nisjes së normave të interesit është shumë e ulët, dhe për këtë arsye është e qartë se duhet vazhduar me rritjen e tyre.
Banka qendrore europiane parashikon se cmimi i gazit do të vazhdojë të qëndrojë jashtëzakonisht i lartë në muajt e ardhshëm. Schnabel nuk komentoi rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve në Itali, këtë dielë, por bëri apel që të vazhdohet me investimet dhe revormat të projektit kombëtar për rimëkëmbjen dhe rezistencën. Sipas saj qëndrueshmëria e borxhit varet nga rritja ekonomike. Ajo këmbënguli se është shumë e rëndësishme që projektet për rritjen ekonomike të ndiqen me koherencë dhe të implementohen në mënyrë integrale.
Në buletinin ekonomik të bankës qendrore europiane lexohet se inflacioni në zonën euro u regjistrua në nivelin 9.1% në muajin gusht dhe rishikimi në rritje të parashikimeve të ekspertëve flasin për 8.1% në 2022-shin, 5.5% në 2023-shin dhe 2.3 në 2024-ën.
Ndër të tjera saktësohet se pas rekuperimit të vënë re në gjysmën e parë të vitit 2022, të dhënat e fundit tregojnë një ngadalësim të konsiderueshëm të rritjes ekonomike në eurozonë, me ekonominë që pritet të ngecë në fund të vitit dhe në tremujorin e parë të vitit 2023.
SCAN
Sondazh

ARRSH hap super-tenderin për Elbasan-Qafë Thanë - 2.5 miliardë lekë për rikonstruksionin e 50 kilometrave rrugë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për fazën e parë të projektit të zgjerimit të rrugës Elbasan- Qafë Thanë. Fondi limit është rreth 2.5 miliardë......

Britani zbulon "mini buxhetin" – Ministri i Financave publikon masat për përballimin e krizës në vend!
Ministri britanik i financave Kwasi Kwarteng zbuloi të premten një grup të gjerë masash që synojnë uljen e taksave dhe faturave të energjisë për familjet dhe......

“Mister” fituesi i tenderit të ARRSH - Fondi limit, 58.1 milionë lekë. Kërkohet eleminimi i 21 pikave të zeza në rrugë, rrezik aksidenti!
Pavarësisht se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit për eleminimin e pikave të zeza në rrugë, kompania që do të kryejë punimet është e......

Gjermania konsideron shtetëzimin e një tjetër importuesi të madh gazi!
Pas shtetëzimit të gjigantit të gazit Uniper në fillim të javës, qeveria gjermane konfirmoi se po konsideronte marrjen e SEFE, degës gjermane të gjigantit......

Tesla po tërheq mbi 1 milion makina nga tregu për probleme teknike!
Tesla po tërheq afro 1.1 milionë makina në SHBA sepse xhamat mund të mbyllen shumë shpejt dhe t'u shtrëngojnë gishtat njerëzve. Dokumentet e prodhuara nga......

Jeni në nivelin më të ulët që nga viti 1998 - Japonia ndërhyn në tregun valutor për herë të parë në 24 vjet!
Japonia u përpoq të forconte vlerën e monedhës së saj të enjten duke blerë jen dhe shitur dollarë amerikanë për herë të parë në 24 vjet. Jeni kishte rënë më......

Dollari konsolidohet në nivelin më të lartë 20-vjeçar - Ndërhyrja e autoriteteve në Japoni rrëzon jenin, priten disa të dhëna ekonomike
Dollari amerikan vijon të qëndrojë në nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, por bie në sy forcimi i jenit......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Fokusi, te politikat monetare dhe te konflikti në Ukrainë
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shka ktë shqetësimeve që kanë të bëjnë me ngadalësimin e ekonomisë, si pasojë......