Bota Postuar më 23 Shtator 2022, 10:40

Dollari konsolidohet në nivelin më të lartë 20-vjeçar - Ndërhyrja e autoriteteve në Japoni rrëzon jenin, priten disa të dhëna ekonomike

Nga SCAN TV
Dollari konsolidohet në nivelin më të lartë 20-vjeçar

Dollari amerikan vijon të qëndrojë në nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, por bie në sy forcimi i jenit japonez, pas ndërhyrjes së autoriteteve në vend në tregjet e këmbimit valutor, që ishte ndërhyrja e parë që nga viti 1998.

Lëvizja erdhi pas vendimit të Bankës së Japonisë për të mbajtur të pandryshuara normat e interesit, vendimi i cili e rrëzoi jenin deri në 145 përballë dollarit. Në anën tjetër, paundi britanik vijon të qëndrojë në nivelin më të ulët në 37 vitet e fundit në raport me monedhën e gjelbër, në rreth 1.1270, pasi Banka e Anglisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 0.5 pikë përqindje.

Edhe euro po qëndron në nivelin më të ulët në 2 dekadat e fundit. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron në mbi 111, niveli më i lartë që nga viti 2002.

Investitorët po presin edhe të dhënat mbi Indeksin PMI për eurozonën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në mbi 19 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1340 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...