Shqipëria Postuar më 23 Shtator 2022, 12:27

ARRSH hap super-tenderin për Elbasan-Qafë Thanë - 2.5 miliardë lekë për rikonstruksionin e 50 kilometrave rrugë

Nga SCAN TV
ARRSH hap super-tenderin për Elbasan-Qafë Thanë - 2.5

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për fazën e parë të projektit të zgjerimit të rrugës Elbasan- Qafë Thanë. Fondi limit është rreth 2.5 miliardë lekë apo 21.4 milionë euro.

Rruga kombëtare Elbasan – Qafë-Thanë është pjesë e korridorit Tiranë-Elbasan-Librazhd-Pogradec-Korçë, që lidh zona me shumë rëndësi në drejtim të turizmit por edhe të lidhjes së shtetit tonë me Greqinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë etj.

Nga ana e Investitorit (ARRSH) kërkohet që të realizohet një ndërhyrje në përmirësimin e kushteve të lëvizjes në segmentin ekzistues rrugor nga Dalja e Qytetit të Elbasanit deri në Qafë Thanë.  Gjatësia totale e projektit është 50.12 km.

Kjo rrugë i shërben banorëve jo vetëm të zonës midis Elbasanit dhe Korçës, por edhe të gjithë turistëve vendas dhe të huaj, të cilët frekuentojnë zonën e Pogradecit dhe Korçës si  dhe shtetasve të huaj dhe vendas të cilët lëvizin në drejtim të Greqisë dhe Maqedonisë.

Rruga nacionale ekzistuese Elbasan – Qafë Thanë ka gjerësi totale 9 - 9.5 metra dhe ka nevojë për ndërhyrje në elementet  gjeometrikë, shtresat rrugore, në sistemin e trotuareve, ndriçimit rrugor të zonave urbane, sistemin e kanalizimeve të ujërave të shiut, sinjalistikën vertikale dhe horizontale etj.

Në dokumentet e tenderit evidentohet se kjo rrugë është pjesë e korridorit 8 dhe duke qene se pala maqedonase ka avancuar shumë duke kryer Projekt-Zbatimin e rrugës Qafë-Thanë-Strugë-Gostivar me parametrat e një rruge të Kategorisë A, ARRSH nëpërmjet Vendimit të Këshillit Teknik pas miratimit të fazës së Projekt-Idesë, ka vendosur kryerjen e projekt-zbatimit sipas parametrave teknikë të Kategorisë B (Interurbane Kryesore ).

Ky segment nis në afërsi të pas daljes nga fshati Labinot-Fushë dhe përfundon në afërsi të fshatit Mirakë.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat