“Mister” fituesi i tenderit të ARRSH - Fondi limit, 58.1 milionë lekë. Kërkohet eleminimi i 21 pikave të zeza në rrugë, rrezik aksidenti!

Pavarësisht se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit për eleminimin e pikave të zeza në rrugë, kompania që do të kryejë punimet është e panjohur.
Kjo pasi, në sistemin elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik nuk është bërë publik emri i saj, sikurse ndodh me të gjitha procedurat e tjera në përmbushje të detyrimeve ligjore. Tenderi me vlerë 58.1 mln lekë, u hap në fillim të muajit gusht, teksa në dokumentet e tenderit ishin evdientuar dhe pika e zeza në rrjetin rrugor kombëtar, ku do të duhet të ndërhyhet.
Në total janë 21 pika në segmente të ndryshme rrugore, të identifikuara si burim aksidenti do të eleminohen, duke synuar rritjen e sigurisë në rrugë. Vendet ku do të ndërhyhet ndodhen në Velipojë, në segmentet Fier - Levan, Plepa - Rrogozhinë, Cerrik – Banjë, etj.
Sipas dokumenteve të tenderit, lista me pikat më problematike është bazuar në informacionin e marre nga Policia Rrugore dhe Instituti i Transportit, lidhur me prioritetin e Pikave te Zeza, dhe njëkohësisht bazuar ne databazen e aksidenteve me numrin me te larte te fataliteteve dhe plagosjeve te renda, ndërsa theksohet se kërkohet ndërhyrjen e menjëhershme per eliminimin e tyre.
Ndërhyrjet janë në varësi të secilës prej tyre, duke përfshirë ndriçimin, vendosjen e tabelave orientuese, zgjerimin e rrugës, ashpërsim asfalti për tërheqjne e vëmendjes së drejtuesve të mjeteve, etj.
Me shpalljen e fituesit të tenderti, kompania do të kenë 8 muaj kohë për ekzekutimin e kontratës. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave në periudhën janar-qershor të këtij viti janë shënuar 581 aksidente rrugore.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Gjermania konsideron shtetëzimin e një tjetër importuesi të madh gazi!
Pas shtetëzimit të gjigantit të gazit Uniper në fillim të javës, qeveria gjermane konfirmoi se po konsideronte marrjen e SEFE, degës gjermane të gjigantit......

Tesla po tërheq mbi 1 milion makina nga tregu për probleme teknike!
Tesla po tërheq afro 1.1 milionë makina në SHBA sepse xhamat mund të mbyllen shumë shpejt dhe t'u shtrëngojnë gishtat njerëzve. Dokumentet e prodhuara nga......

Jeni në nivelin më të ulët që nga viti 1998 - Japonia ndërhyn në tregun valutor për herë të parë në 24 vjet!
Japonia u përpoq të forconte vlerën e monedhës së saj të enjten duke blerë jen dhe shitur dollarë amerikanë për herë të parë në 24 vjet. Jeni kishte rënë më......

Dollari konsolidohet në nivelin më të lartë 20-vjeçar - Ndërhyrja e autoriteteve në Japoni rrëzon jenin, priten disa të dhëna ekonomike
Dollari amerikan vijon të qëndrojë në nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, por bie në sy forcimi i jenit......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Fokusi, te politikat monetare dhe te konflikti në Ukrainë
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shka ktë shqetësimeve që kanë të bëjnë me ngadalësimin e ekonomisë, si pasojë......

Nafta, e qëndrueshme pranë 90 dollarë - Zbehen shpresat për marrëveshjen bërthamore me Iranin
Nafta është kthyer në rënie gjatë tregtisë europiane, duke zeruar fitimet e sesionit aziatik. Investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës,......

Dollari e mbyll javën në ‘podium’ ndërsa Euro dhe Paundi humbasin pikë!
Dollari amerikan vijon edhe këtë të premte të qëndrojë i fortë përballë monedhës vendase teksa blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 118.8 lekë në raport me ditën......

Pse iu hoq licenca kolegjit ‘Mehmet Akif’ - Ministria e Arsimit liston arsyet!
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në lidhje me shkaqet që çuan në heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, sqaron......