Vendet më të ndotura në botë gjatë vitit 2022 – Shqipëria, 2.9 herë më shumë se vlera e udhëzuar nga OBSH!
Rreth 90% e popullsisë globale në vitin 2022 përjetoi cilësi të pashëndetshme të ajrit dhe vetëm gjashtë vende përmbushën rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për nivele të sigurta të ndotësve të ajrit, sipas një raporti të ri nga kompania zvicerane e teknologjisë së cilësisë së ajrit IQAir.
IQAir mati nivelet e cilësisë së ajrit bazuar në përqendrimin e grimcave ajrore që dëmtojnë mushkëritë, të njohura si PM 2.5. Hulumtimet tregojnë se ekspozimi ndaj grimcave të tilla mund të çojë në sulme në zemër, sulme astme dhe vdekje të parakohshme. Studimet kanë lidhur gjithashtu ekspozimin afatgjatë ndaj PM 2.5 me shkallë më të lartë të vdekjeve nga Covid-19.
Kur OBSH publikoi për herë të parë udhëzimet për cilësinë e ajrit në 2005, tha se nivelet e pranueshme të ndotjes së ajrit ishin më pak se 10 mikrogramë për metër kub. Në vitin 2021, OBSH ndryshoi udhëzimet e saj standarde në nën 5 mikrogramë për metër kub.
Raporti zbuloi se pesë vendet më të ndotura në vitin 2022 ishin Çadi, Iraku, Pakistani, Bahreini dhe Bangladeshi. Qytetet më të ndotura globalisht ishin Lahore, Pakistan; Hotan, Kinë; Bhiwadi, Indi; Delhi, Indi; dhe Peshawar, Pakistan. Cilësia e ajrit në Lahore u përkeqësua në 97.4 mikrogramë grimca PM 2.5 për metër kub në vitin 2022 nga 86.5 një vit më parë, duke e bërë atë qytetin më të ndotur në botë.
Raporti tha gjithashtu se India dhe Pakistani kishin cilësinë më të keqe të ajrit në rajonin e Azisë Qendrore dhe Jugore, ku më shumë se gjysma e popullsisë banon në zona ku përqendrimi i grimcave PM 2.5 është rreth shtatë herë më i lartë se nivelet e sugjeruara të OBSH-së.
Vetëm gjashtë vende përmbushën kufijtë e përditësuar të OBSH-së: Australia, Estonia, Finlanda, Grenada, Islanda dhe Zelanda e Re, thuhet në raport. Raporti i vitit 2022 përdori të dhëna për cilësinë e ajrit nga më shumë se 30,000 stacione rregullatore të monitorimit të cilësisë së ajrit dhe sensorë të cilësisë së ajrit nga 7,323 qytete në 131 vende, rajone dhe territore.
Sipas Institutit të Politikave të Energjisë në Universitetin e Çikagos, ndotja e ajrit merr më shumë se dy vjet nga jetëgjatësia mesatare globale. 60 % e ndotjes së ajrit nga grimcat vjen nga djegia e karburanteve fosile.
Indeksi i cilësisë së ajrit (AQI) dhe ndotja e ajrit PM2.5 në Shqipëri
Përqendrimi mesatar i PM2.5 për vitin 2022 në Shqipëri është 2.9 herë më shumë se vlera e udhëzimit vjetor të cilësisë së ajrit të OBSH-së duke e renditur vendin tonë në vendin e 73 nga 130 vendet e listës së publikuar për vitin 2022.
Renditja Vendi/Rajoni 2022 2021 2020 2019 2018 Popullsia
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Aksionet europiane regjistrojnë javën më të keqe të vitit!
Aksionet europiane përmbyllën një javë të trazuar me një seancë negative të premten, pavarësisht njoftimeve se Credit Suisse dhe First Republic Bank do të......

10 mijë ton plehra të grumbulluara rrugëve – Sindikatat franceze bëjnë thirrje për më shumë protesta!
Rreth 10,000 tonë plehra të pa mbledhura janë grumbulluar në rrugët e kryeqytetit francez, ndërsa sindikatat bëjnë thirrje për më shumë protesta në fundjavë......

Turqia hap rrugën për pranimin e Finlandës në NATO por pa Suedinë!
Gjatë një vizite të presidentit finlandez Sauli Niinistö, Erdogan dha dritën e gjelbër për pranimin e Finlandës në NATO dhe shtoi gjithashtu se do të nisë......

KESH, blerje energjie 3-5 vjeçare - Hapet gara e pazakontë, çmimi do fiksohet për një periudhë afatgjatë!
Teksa çmimet e energjisë elektrike në bursë janë tejet të luhatshme, Korporata Elektorenergjetike Shqiptare ka hapur garën për blerjen energjie afatgjatë për 3......

2022, rritet fatura e kompensimit të pronave me rreth 180 Mln Usd - U rivlerësuan mbi 4,600 vendime, do përfitojnë jo më pak se 10% të vlerës reale të tokës
Viti 2022 ka sjellë rritje të faturës së kompensimit të pronarëve. Shkak është bërë rivlerësimi i mbi 4 mijë vendimeve për kompensim, të cilat sipas vendimit......

Turqia hedh në treg automjetin e saj të parë elektrik - TOGG mund të blihet duke filluar nga 46 mijë euro, bëhen porositë e para
Prodhuesi turk i automjeteve, Togg, bëri publike cmimet për shitjen e një automjeti elektrik të prodhuar në Turqi. Modeli Suv i segmentit C do të jetë 'Togg......

Objektet pa leje e të konfiskuara do të nxirren në ankand - Nxirret për konsultim publik drafti. Komision i posaçëm për konfiskimet
Në kuadër të fushatës konfiskuese të ndërmarrë nga qeveria për ndërtesat me kate pa leje, është përgatitur tashmë një draft sesi do të veprohet me to. I......

Privati, "dorëlëshuar" me rritjen e pagave? - Instat: Në tremujorin e katërt 2022, rritje e ndjeshme e fondit të pagave nga biznesi
Shifrat nga “Instituti i Statistikave” në publikimin mbi statistikat afatshkurtra tregojnë se shërbimet gjatë tremujorit të fundit të vitit 2022 paraqiten me......