Vendet e pasura, në mbrojtje të klimës - Mbështetje financiare prej 100 miliardë dollarësh brenda vitit

Vendet e pasura janë në rrugën e duhur këtë vit për të përmbushur premtimin e tyre të vonuar për financimin e klimës me një shumë prej 100 miliardë dollarësh për vendet në zhvillim, tre vjet më vonë se sa ishte premtuar. Deklarata u bë nga ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock.
Vendet donatore u takuan për të diskutuar përparimin e zotimit të tyre, të bërë në vitin 2009, për të transferuar 100 miliardë dollarë në vit nga viti 2020 në shtetet e cënueshme të goditura nga ndikimet gjithnjë e më të rënda të ndryshimeve klimatike.
Sipas saj, lajmi i mirë është se duket që të gjithë janë në rrugën e duhur për të arritur më në fund shumën prej 100 miliardë dollarësh këtë vit. Konfirmimi u bë në një takim në Berlin me më shumë se 40 përfaqësues për të diskutuar përpjekjet për të trajtuar ndryshimet klimatike.
100 miliardë dollarët janë shumë më pak se nevojat aktuale të kombeve të varfra, por janë bërë simbolikë e dështimit të vendeve të pasura për të ofruar fondet e premtuara për klimën. Dështimi për të përmbushur atë ka nxitur mosbesim në negociatat për klimën midis vendeve për përpjekjet rreth shtimit të masave për uljen e dioksidit të karbonit.
Ekonomitë në zhvillim thonë se nuk mund të përballojnë uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit pa më shumë mbështetje nga vendet e pasura përgjegjëse për pjesën më të madhe të gazeve serë që ngrohin planetin.
Vendet e pasura dhanë 83.3 miliardë dollarë në vitin 2020, 16.7 miliardë dollarë më pak se objektivi, sipas të dhënave më të fundit të disponueshme të OECD. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe vendet e pasura kishin treguar më parë se qëllimi mund të përmbushej këtë vit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Pfizer tejkalon parashikimet e Wall Street – Aksionet e kompanisë në rënie që pas Covid-it
Pfizer raportoi të ardhurat e tremujorit të parë dhe fitimet e rregulluara që kryesuan pritshmëritë e Wall Street, pavarësisht nga një rënie në shitje e nxitur......

7% e të punësuarve në BE punuan jashtë orarit - Eurostat: Zakonisht 49 ose më shumë orë në javë në vitin 2022!
Në vitin 2022, 7% e punonjësve në Bashikimin Europian kanë punuar jashtë orarit në punën e tyre kryesore, zakonisht 49 ose më shumë orë në javë, sipas të......

Rënie e fortë e Dollarit amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka regjistruar sot një zbritje të ndjeshme të vlerës pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë këtë të mërkurë me 100.3 lekë dhe është......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Investitorët presin takimin e Rezervës Federale dhe BQE
Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët presin përfundimin e takimit të Rezervës Federale, ditën e sotme.......

Nafta, në nivelin më të ulët në 5 javë - Ngadalësimi i ekonomisë rrëzon çmimet me mbi 5% në sesionin e kaluar
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë humbi rreth 5% të vlerës, duke zbritur në nivelin më të ulët në 5 javët e fundit.......

Punësimi në SHBA rrëzon dollarin - Hapja e vendeve të reja të punës bie për të tretin muaj radhazi
Dollari i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan se hapja e vendeve të reja të punës ra gjatë muajit mars.......

Banga, kandidat për drejtimin e Bankës Botërore - Votimi pritet të mërkurën pas intervistës 4 orëshe
Bordi ekzekutiv i Bankës Botërore prej 25 anëtarësh do të votojë për kandidatin amerikan për të drejtuar Bankën Botërore, Ajay Banga, të mërkurën pas......

Korridori VIII shkurtohet me 20 km - Caktohet dogana e re me Maqedoninë e Veriut, Balluku: Kredi për ndërtimin e bypass Elbasan!
Autoritetet shqiptare dhe maqedonase kanë dakordësuar pikën e re doganore mes 2 vendeve, si pjesë e projektit rrugor të korridorit 8, që synon shmangien e......