Shqipëria Postuar më 2 Maj 2023, 14:00

Korridori VIII shkurtohet me 20 km - Caktohet dogana e re me Maqedoninë e Veriut, Balluku: Kredi për ndërtimin e bypass Elbasan!

Nga SCAN TV
Korridori VIII shkurtohet me 20 km - Caktohet dogana e re me Maqedoninë e

Autoritetet shqiptare dhe maqedonase kanë dakordësuar pikën e re doganore mes 2 vendeve, si pjesë  e projektit rrugor të korridorit 8, që synon shmangien e Qafë Thanës dhe shkurtimin e aksit me 20 km. Gjithçka u bë me dije gjatë inspektimit të punimeve në një prej loteve të këtij korridori, që ka një gjatësi prej 5 km.

Balluku foli edhe për ndërtimin e bypassit të Elbasanit, duke bërë me dije se pas hartimit të projektit do të aplikohet për kredi, me qëllim sigurimin e fondeve për ndërtimin e tij.

Korridori VIII është konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave dhe pasagjerëve midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore.

Ai nis nga portet italiane të Barit dhe Brindizit, në portet e Durrësit e Vlorës dhe më pas vazhdon drejt Tiranës, Shkupit dhe Sofjes, duke mbërritur deri në portet e Burgasit dhe Varnës në Detin e Zi.

Ola Mitre /SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......