Tiranasit, të vetmit me kursimet e “prekura” - Kryeqyteti regjistron rënie të depozitave të individëve, 851 mln lekë më pak në 3 muaj

“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë si dhe të dhënat historike për të kuptuar ecurinë e nivelit të depozitave sipas rretheve. Kjo përllogaritje është bërë mbi sasinë e depozitave në sektorin bankar sipas 8 qarqeve kryesore të cilat figurojnë në statistikat e institucionit, ndërkohë që 4 qarqe të tjera përmblidhen si “të tjera”. Depozitat sipas qarqeve i referohen totalit të depozitave, pra, individëve dhe bizneseve, dhe periudha e marrë në shqyrtim është ajo e tremujorit të parë të vitit 2023. Shifrat sinjalizojnë se, totali i depozitave në sektorin bankar ka prekur nivelin e 1.52 trilionë lekëve, në rritje me vetëm 0.2% krahasuar me tremujorin paraardhës. Bëhet fjalë për plot 3.2 miliardë lekë më shumë në banka. Kujtojmë se indikatori që mat depozitat në paranë e gjerë për muajin mars regjistrohej në rënie për të dytin muaj me radhë. Por, statistkat për depozitat i referohen tremujorit të parë si të plotë, dhe japin një panoramë më të qartë të ecurisë së “kursimeve” sipas rretheve/qarqeve.
Pra, nëse analizën e zhvendosim sipas rretheve, ashtu siç i referohet statistikisht Banka e Shqipërisë ndarjes gjeografike, shohim se, vetëm 2 qarqe regjistrojnë rritje të “kursimeve”. Tirana mban vendin e parë sa i përket rritjes së depozitave përgjatë tremujorit të parë, krahasuar me tremujorin pararendës, paçka se me vetëm 0.6%. Pas kryeqytetit si rrethi apo qarku me rritjen më të madhe të depozitave është Korça, me 0.5% gjatë tre muajve të parë të vitit. Më pas janë ato rrethe të klasifkuara si “të tjera” nga Banka e Shqipërisë, me vetëm 0.2% rritje. Pas tyre hyjmë në territorin e rretheve/qarqeve me tkurrje të depozitave përgjatë tremujorit të parë të vitit, duke nisur me Vlorën, ku rënia fiksohet pranë 0.3%, dhe ndiqet nga Shkodra dhe Elbasani me nga 0.4%. Tre rrethet/qarqet me rënien më të lartë të depozitave bankare gjatë tre muajve të parë të këtij viti rezultojnë të jenë: Fieri dhe Lezha me nga me 0.5% rënie secila, si dhe Durrësi që mban vendin e fundit, me 0.8% tkurrje të depozitave në harkun e një tremujori.
Duke kaluar te analiza vetëm për individët shohim se, panorama përmbyset tërësisht, sa i përket rretheve/qarqeve. Gjatë tremujorit të parë të vitit depozitat janë rritur me 0.38% dhe fiksohen në vlerën e 1.18 trilionë lekë, nga 1.17 trilionë lekë që ishte në tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Në këtë rast vetëm rrethi/qarku i Tiranës ka pësuar një rënie të depozitave për individët, me 0.18%, nga 469 miliardë lekë në 468 miliardë lekë për tremujorin e parë të vitit aktual. Pavarësisht kësaj, Tirana përfaqëson thuajse gjysmën e totalit të depozitave. Pjesa tjetër e rretheve/qarqeve kanë pësuar rritje, ku Fieri regjistron rritjen më të lartë me 1.68% ose rreth 1 miliardë lekë në vlerë absolute.
Ilda Methasani/ SCAN
Sondazh

Banka botërore dhe klima e biznesit - Publikohet plani për mbrojtjen e tij në 180 vende
Banka Botërore zbuloi metodologjinë e re dhe masat mbrojtëse të përmirësuara për vlerësimin e klimës së biznesit në 180 vende, pasi zbulimet e parregullsive të......

Qeveria amerikane, në vështirësi për të paguar - Duke filluar nga 1 qershori nuk do të ketë më para’ për faturat
Presidenti amerikan Joe Biden thirri në takim katër liderët kryesorë të kongresit në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme pasi Thesari paralajmëroi se qeveria......

Biznesi e konsumatori, më shumë besim në ekonomi - Pritjet e bizneseve të shërbimeve për prodhimin dhe punësimin, rritjen më të madhe
Bizneset dhe konsumatorët duken më optimistë për të ardhmen e ekonomisë. Të paktën në këtë përfundim ka arritur vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë i......

‘Një luftë të fshehtë për të kontrolluar internetin në botë’ – SHBA dhe Kina në 'garë' për aleancë me Malajzinë
E ardhmja e të gjithë internetit do të varet nga vendet që dominojnë Detin e Kinës Jugore, shkruan Maurizio Geri. Dr Maurizio Geri është një ish-analist i......

FMN paralajmëron sistemin bankar: “Në të ardhmen mund të ekspozohen më shumë dobësi”!
Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva tha se ajo pret që të ekspozohen më shumë dobësi në sektorin bankar, vetëm disa orë pasi First......

Kumbari i Inteligjencës Artificiale braktis Google - Hinton, arsyeja: Rreziqet që vijnë nga teknologjia
Geoffrey Hinton, i cili është quajtur "kumbari i inteligjencës artificiale", konfirmoi se u largua nga posti i tij në Google javën e kaluar për shkak të......

Gjermania do të shqyrtojë të drejtën për azil jashtë BE-së. Si do të realizohet kjo?
Ideja nuk është e re: të shqyrtohet e drejta e azilit para ardhjes së azilkërkuesve në territorin e Bashkimit Europian dhe kështu të përcaktohet nëse ata kanë......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor!
Dollari amerikan ka pësuar sërish një zbritje të lehtë të kuotës ditën e sotme nga rritje e ndjeshme që regjistroi një ditë më parë duke u blerë me 100.6 lekë......