Bota Postuar më 2 Maj 2023, 10:29

Kumbari i Inteligjencës Artificiale braktis Google - Hinton, arsyeja: Rreziqet që vijnë nga teknologjia

Nga SCAN TV
Kumbari i Inteligjencës Artificiale braktis Google - Hinton, arsyeja:

Geoffrey Hinton, i cili është quajtur "kumbari i inteligjencës artificiale", konfirmoi se u largua nga posti i tij në Google javën e kaluar për shkak të "rreziqeve" të teknologjisë që ai vetë ndihmoi të zhvilloheshin. Puna pioniere e Hinton formësoi sistemet e IA që fuqizojnë shumë nga produktet e sotme. Për një dekadë, ai punoi me kohë të pjesshme në Google duke zhvilluar inteligjencën artificiale të gjigantit të teknologjisë, por që atëherë ai është gjithnjë e më i shqetësuar për teknologjinë dhe rolin e tij në avancimin e saj.

Por gjithësesi Hinton u shpreh se ngushëllonte veten me justifikimin: se nëse nuk do ta kisha bërë ai, do ta kishte bërë dikush tjetër”. Në një postim në Tëitter, Hinton tha se ai u largua nga Google për të qenë në gjendje të flasë lirshëm për rreziqet e IA, dhe jo nga dëshira për të kritikuar në mënyrë specifike Google. Madje ai theksoi se Google ka vepruar me shumë përgjegjësi.

Jeff Dean, Shef i sektorit të shkencës në Google, tha se Hinton bëri zbulime themelore në IA dhe shprehu vlerësimin për dekadën e kontributeve të Hinton në kompani. Ai shtoi se të gjithë mbeten të përkushtuar ndaj një qasjeje të përgjegjshme ndaj IA dhe se po mësojnë vazhdimisht të kuptojnë rreziqet në zhvillim, ndërkohë që inovojnë me guxim.

Vendimi i Hinton për t'u larguar nga kompania dhe për të folur për teknologjinë vjen pasi një numër në rritje ligjvënësish, grupesh avokuese dhe të brendshëm të industrisë së teknologjisë kanë dhënë alarmin për potencialin e një gjenerate të re të chatbot-eve të fuqizuara nga IA për përhapjen e dezinformatave dhe humbjen e vendeve të punës.  Rritja e vëmendjes që ChatGPT shkaktoi në fund të vitit të kaluar ndihmoi në rinovimin e garës së ‘armatimit’ midis kompanive të teknologjisë për zhvillimin dhe zbatimin e mjeteve të ngjashme të IA në produktet e tyre. OpenAI, Microsoft dhe Google janë në krye të këtij trendi, por IBM, Amazon, Baidu dhe Tencent po punojnë gjithashtu në teknologji të ngjashme.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 2 Maj

Rënie e përgjithshme në tregun valutor!

Dollari amerikan ka pësuar sërish një zbritje të lehtë të kuotës ditën e sotme nga rritje e ndjeshme që regjistroi një ditë më parë duke u blerë me 100.6 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat