Mbi 1 milion pasagjerë kanë udhëtuar nga ajri - Qytetarët nuk tregojnë interes për trenin

Në tremujorin e parë të këtij viti numri i pasagjerëve të cilët kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare ka shënuar rritje duke krahasuar me periudhën paralele të një viti më parë.
Sipas të dhënave, lëvizja e pasagjerëve është kryer nga Porti i Durrësit, Vlorës dhe ai i Sarandës, ndërsa numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar është 138.2 mijë duke shënuar rritje me 13.9%.
Si porti kryesor në vend, në Durrës kanë udhëtuar 75.9% e pasagjerëve, i dyti vjen porti Vlorës me 15.7% dhe më pas ai i Sarandës me 4.8%. Duke analizuar numrin e anijeve të hyra e të dala nga portet rezulton në 194 anije, ku nga këto 170 anije janë të huaja dhe 24 vendase.
Rritja më e madhe e transportit të pasagjerëve është nga ajri. Në të njëjtat të dhëna raportohet se në vetëm 3 muajt e parë kanë udhëtuar në linja ajërore 1.166.000 pasagjerë.
Kështu duke e krahasuar me tremujorin e parë të 2022, ka rritje të konsiderueshme duke arritur në 53.3%. Ndërkohë në transportin ajror janë 17 shoqëri, nga ku 15 të huaja dhe 2 shqiptare.
Por e kundërta ndodh me pasagjerët të cilët kanë përdorur transportin hekurudhor si mjet udhëtimi. Gjithsej në tremujorin e parë të këtij viti kanë udhëtuar 1.661 pasagjerë përmes tranportit hekurudhor.
Duke treguar rënie 56.6% në raport me tremujorin e parë të 2022. Kjo si pasojë e mungesës së investimeve në hekurudha ka bërë që qytetërët të mos e zgjedhin transportin hekurudhor si alterntivë për të udhëtuar.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

KESH, shitje energjie “jashtë” bursës - Transaksioni u krye nga faqja e internetit, u siguruan 2.6 mln euro
Pavarësisht nisjes së operimit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, jo të gjitha transaksionet e shit-blerjes së energjisë po kryhen përmes këtij......

Impianti fotovoltaik në Fier - Teknologjia e re e energjisë diellore mundëson zbutjen e sfidave meteorologjike
Trina Solar ka nisur dërgesat për Project Blue, një impiant fotovoltaik prej 67.5 MW me kapacitet maksimal në Sheq Marinas në qarkun e Fierit në Shqipërinë......

Delegacioni i Kosovës viziton SHBA-në – Takimi, pjesë e programit të sigurisë kibernetike
Një delegacion qeveritar nga Kosova i kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, ka vizituar ambientet e Asociacionit të Energjisë së......

93% e biznesit fitime të kënaqshme, 57% s’kanë nevojë për kredi - BSH: Pjesa dërrmuese, rezultat financiar pozitiv. Pritshmëri optimiste për 2023
Një vrojtim i kryer nga Banka e Shqipërisë mbi 1,352 kompani të shtrira në gjithë territorin nxjerr në pah se biznesi po përjeton situatë të kënaqëshme të......

OSHEE, 11.4 mld lekë më shumë nga arkëtimet - Pavarësisht rënies së konsumit, gjatë 2022-it në total u mblodhën 81.2 mld lekë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike rriti ndjeshëm vlerën e arkëtimeve në vitin 2022, pavarësisht se sasia e energjisë së konsumuar shënoi rënie në......

Kalifornia “eliminon” kamionët me naftë - Rregulla të forta edhe për lokomotivat. Synimi mbetet ulja e ndotjes së ajrit
Në Kaliforni janë miratuar rregulla të reja sipas të cilave kërkohet që të gjitha automjetet e mesme dhe të rënda të shitura në shtet në vitin 2036 të kenë......

1 maj “shpërthyes” në Europë: Manifestime të sindikatave dhe protesta për koston e jetesës!
Mes protestave kundër reformës së pensioneve në Francë dhe asaj për koston e jetesës në Portugali. Konsiderohet një 1 maj shpërthyes ky i këtij viti në Europë.......

JP Morgan do të marrë përsipër bankën e tretë amerikane që pëson kolaps!
JP Morgan është vendosur të marrë përsipër bankën me probleme të SHBA-së First Republic, sipas rregullatorëve. Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave......