Kalifornia “eliminon” kamionët me naftë - Rregulla të forta edhe për lokomotivat. Synimi mbetet ulja e ndotjes së ajrit

Në Kaliforni janë miratuar rregulla të reja sipas të cilave kërkohet që të gjitha automjetet e mesme dhe të rënda të shitura në shtet në vitin 2036 të kenë emetim zero. Guvernatori Gavin Newsom u shpreh se me këto veprime që kërkojnë që të gjitha shitjet e reja të kamionëve të rëndë të jenë zero emetim dhe të trajtojnë ndotjen e trenave në shtetin ameirkan, synohet që të jenë një hap më afër arritjes së lagjeve më të shëndetshme dhe ajrit më të pastër për të gjithë kalifornianët.
Rregulli gjithashtu kërkon kalimin e flotës ekzistuese në automjete me emetim zero. Automjetet e mëdha, flotat lokale të dërgesave dhe ato qeveritare duhet të kalojnë në emetim zero deri në vitin 2035, kamionët e plehrave dhe autobusët lokalë deri në vitin 2039 dhe traktorët e automjetet e specializuara deri në vitin 2042.
Bordi i rregullatorëve vlerëson se reduktimi i ndotjes nga rregullat për kamionët do të rezultojë në 26.6 miliardë dollarë në kursime shëndetësore nga më pak goditje astme, vizita në dhomën e urgjencës dhe sëmundje të frymëmarrjes dhe do të kursejë 48 miliardë dollarë në kostot e funksionimit të kamionëve.
Shoqata Amerikane e Kamionëve ka kritikuar vendimin për të detyruar transportuesit motorikë të blejnë automjete me emetim zero. Shoqata tha se pronarët e flotës mund të përfitojnë nga përjashtimet bazuar në teknologjinë e disponueshme për të siguruar që ata mund të zëvendësojnë kamionët më të vjetër ndotës me ata që kanë motorët më të pastër në vend.
Ndërsa kamionët përfaqësojnë vetëm 6% të automjeteve në rrugët e Kalifornisë, ato përbëjnë mbi 35% të emetimeve të oksidit të azotit të prodhuar nga transporti i shtetit dhe rreth 25% të emetimeve të gazeve serrë në rrugë. CARB miratoi rregullore të reja për lokomotivat që kërkojnë që deri në vitin 2030 vetëm ata më pak se 23 vjeç të mund të operojnë në shtet.
Lokomotivat me ndërprerës, industriale dhe të pasagjerëve të ndërtuara duke filluar nga viti 2030 do t'u kërkohet të operojnë në konfigurime me emetim zero në Kaliforni dhe për transportin e linjës së mallrave duke filluar nga viti 2035. Shoqata Amerikane e Kamionëve në gusht votoi për të kërkuar që të gjitha automjetet e reja të shitura në shtet deri në vitin 2035 të jenë hibride, ose elektrike.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

1 maj “shpërthyes” në Europë: Manifestime të sindikatave dhe protesta për koston e jetesës!
Mes protestave kundër reformës së pensioneve në Francë dhe asaj për koston e jetesës në Portugali. Konsiderohet një 1 maj shpërthyes ky i këtij viti në Europë.......

JP Morgan do të marrë përsipër bankën e tretë amerikane që pëson kolaps!
JP Morgan është vendosur të marrë përsipër bankën me probleme të SHBA-së First Republic, sipas rregullatorëve. Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave......

Pse Italia iu bashkua iniciativës së Kinës "Një brez, Një rrugë" dhe tani ka mendime të dyta?!
Vendimi mjaft befasues i Italisë për t'iu bashkuar Iniciativës së Brezit dhe Rrugës së Kinës disa vite më parë po vihet përsëri në plan të parë, me një afat......

“Trazirat” bankare ndikojnë vendimin e FED - Të dhënat e inflacionit në prill do të përcaktojnë vendimin e BQE
Të mërkurën dhe të enjten, përkatësisht Rezerva Federale dhe Banka Qendrore Europiane do të vendosin për normat e interesit dhe pritet të japin një tregues më......

G7, rregullore për Inteligjencën Artificiale - Objektiv, monitorimi i rreziqeve të mjeteve gjeneruese
Grupi i Shtatë vendeve më të industrializuara të Botës pritet të miratojë rregulloren "të bazuar në rrezik" për inteligjencën artificiale, sipas marrëveshjes......

Bie sërish çmimi i naftës - Shkak, rritja e normave në SHBA dhe kërkesa e dobët e Kinës
Çmimet e naftës ranë sërish të hënën e 1 majit si pasojë e ankthit mbi perspektivën e rritjes së normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA, e cila mund......

Plani i Gjermanisë për të trajtuar problemet e mungesës së punëtoreve: Rekrutimin e robotëve!
Përdorimi i një roboti ka qenë prej kohësh objekt i fantashkencës, por dixhitalizimi mund të jetë kyç në zgjidhjen e krizës së mungesës së fuqisë punëtore në......

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?!
Dollari amerikan ka ndryshuar relativisht kurbën e tij zbritëse teksa ka rikuperuar pikë këtë fillim muaji dhe jave duke u blerë mëngjesin e sotëm me 100.7......