Bota Postuar më 1 Maj 2023, 10:45

“Trazirat” bankare ndikojnë vendimin e FED - Të dhënat e inflacionit në prill do të përcaktojnë vendimin e BQE

Nga SCAN TV
“Trazirat” bankare ndikojnë vendimin e FED - Të

Të mërkurën dhe të enjten, përkatësisht Rezerva Federale dhe Banka Qendrore Europiane do të vendosin për normat e interesit dhe pritet të japin një tregues më të qartë se sa afër janë deri në fund të ciklit të tyre rritës. Fed do të shpallë vendimet e saj të mërkurën në një mjedis shqetësimesh të reja për bankat rajonale të SHBA-së pas pikëpyetjeve të ngritura nga rrjedhja dramatike e depozitave nga First Republic Bank.

Banka e 14-të më e madhe amerikane raportoi dalje të depozitave prej më shumë se 100 miliardë dollarë në tremujorin e parë të 2023, duke çuar në një shitje masive të aksioneve të saj. Brenda javës, ajo humbi 60% të vlerës, duke e detyruar Fed-in të marrë në konsideratë masat për ta shpëtuar, të tilla si një shitje në shkallë të gjerë të obligacioneve dhe kredive të saj afatgjata, ose krijimi i një banke të keqe.

Banka me bazë në San Francisko është më e madhe se Banka e Silicon Valley, e cila falimentoi në mars brenda 36 orëve.. Ajo është gjithashtu më e madhe se Signature Bank, banka e dytë amerikane që falimentoi muajin e kaluar.

Për shkak të zhvillimeve që rrethojnë First Republic Bank, investitorët në tregun e obligacioneve nuk kanë sigurinë që kishin dikur se Fed do të vazhdojë të mërkurën me një tjetër rritje, ndoshta përfundimtare, të normave të interesit me 25 pikë bazë. Lëvizjet e tyre tregojnë një mundësi prej 80% që norma bazë e interesit e Fed të rritet me 25 pikë bazë deri në qershor, duke arritur kulmin në 5.25%. Prandaj ata besojnë se rritja e fundit do të bëhet ose të mërkurën, ose në mbledhjen e radhës në qershor.

Të enjten do të mblidhet Banka Qendrore Europiane, e cila pritet të rrisë normat e interesit, me shumë gjasa me 25 pikë bazë, por pa përjashtuar një rritje më të madhe prej 50 pikë bazë. Vendimi do të përcaktohet kryesisht nga të dhënat për ecurinë e inflacionit në Eurozonë, të cilat do të shpallen të martën nga Eurostat.

Megjithëse inflacioni total u lehtësua ndjeshëm në mars në 6.9%, nga 8.5% në shkurt, inflacioni bazë, që përjashton çmimet e energjisë dhe ushqimeve, u rrit në 5.7% nga 5.6%. Ecuria e inflacionit strukturor është ajo që mban në tavolinë mundësinë e rritjes me 50 pikë bazë të normave të interesit.

Vendimi i BQE-së do të ndikohet edhe nga rezultatet e anketës tremujore për zgjerimin e kredisë, që do të publikohet gjithashtu të martën. Nëse anketa konfirmon vlerësimin se bankat ulën kreditimin pas trazirave të marsit, ky do të ishte një argument për të kufizuar rritjen në 25 pikë bazë.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 1 Maj

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?!

Dollari amerikan ka ndryshuar relativisht kurbën e tij zbritëse teksa ka rikuperuar pikë këtë fillim muaji dhe jave duke u blerë mëngjesin e sotëm me 100.7......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat