Bie sërish çmimi i naftës - Shkak, rritja e normave në SHBA dhe kërkesa e dobët e Kinës

Çmimet e naftës ranë sërish të hënën e 1 majit si pasojë e ankthit mbi perspektivën e rritjes së normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA, e cila mund të ngadalësojë rritjen dhe të godasë kërkesën për karburant; por dhe shqetësimet për të dhënat më të dobëta të prodhimit kinez të kombinuara për të ‘fshirë’ fitimet e mëparshme. Kontratat e së ardhmes Brent për dorëzimet e korrikut ranë 61 cent, në 79.72 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor humbi 63 cent, për t'u tregtuar me 76.15 dollarë.
Shpenzimet konsumatore të SHBA-së ishin të sheshta në mars, pasi një rritje në shpenzimet për shërbime u kompensua nga një rënie në mallra, por forca e vazhdueshme në presionet themelore të inflacionit mund të bëjë që Rezerva Federale të rrisë përsëri normat e interesit. Sipas ekspertëve të sektorit një qëndrim i ashpër i FED mund të ushtrojë presion mbi energjinë dhe metalet.
FED pritet të rrisë normat e interesit me 25 pikë bazë këtë javë. Banka qendrore e SHBA ka rritur normën e saj me 475 pikë bazë që nga marsi i vitit të kaluar nga niveli afër zeros në intervalin aktual 4.75-5%.
Rritja ekonomike në SHBA u ngadalësua më shumë se sa pritej në tremujorin e parë. Një përshpejtim në shpenzimet konsumatore u kompensua nga bizneset që likuidonin inventarët në pritje të kërkesës më të dobët në fund të këtij viti, mes kostove më të larta të huamarrjes.
Ndërkohë, indeksi i menaxherëve të blerjeve të prodhimit të Kinës – PMI - ra në 49.2 nga 51.9 në mars, duke rrëshqitur nën pikën prej 50 pikësh që ndan zgjerimin dhe tkurrjen e aktivitetit në baza mujore.
Aktiviteti i fabrikave në Japoni, ekonomia e tretë më e madhe në botë, u tkurr për muajin e gjashtë radhazi në prill, por sektori i prodhimit po shkonte drejt stabilizimit mes një rënieje më të ngadaltë të porosive të reja.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Plani i Gjermanisë për të trajtuar problemet e mungesës së punëtoreve: Rekrutimin e robotëve!
Përdorimi i një roboti ka qenë prej kohësh objekt i fantashkencës, por dixhitalizimi mund të jetë kyç në zgjidhjen e krizës së mungesës së fuqisë punëtore në......

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?!
Dollari amerikan ka ndryshuar relativisht kurbën e tij zbritëse teksa ka rikuperuar pikë këtë fillim muaji dhe jave duke u blerë mëngjesin e sotëm me 100.7......

Nafta humb rreth 1% të vlerës - Ndikohet nga ngadalësimi i ekonomisë kineze dhe amerikane
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie të konsiderueshme edhe në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve se rritja e interesave nga bankat qendrore do të......

Tregu monetar, në qëndrueshmëri - Investitorët presin takimet e bankave qendrore gjatë kësaj jave
Tregu i monedhave e ka nisur këtë javë në qëndrueshmëri, ndërsa volumi ka qenë i ulët gjatë sesionit aziatik, pasi shumica e bursave janë pushim me rastin e 1......

184 vendet më të mira në botë për zhvillimin njerëzor! – Ku renditet Shqipëria?
Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (HDI) ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e politikave dhe diskursit të zhvillimit global. Është përdorur për të bërë......

Suedia planifikon të ndërtojë rrugën e parë elektrike të përhershme në botë!
Ndërsa BE miratoi një ligj historik muajin e kaluar për të kërkuar që të gjitha makinat e reja të shitura të kenë zero emetime CO2 nga viti 2035, vendet......

Rritje e madhe e shpenzimeve ushtarake në gjithë botën!
Sa më shumë probleme aq më shumë para. Me këto fjalë mund të përshkruhen shkurtimisht përmbledhjet e raportit të fundit të Institutit për studimin e paqes në......

Raporti i ri paralajmëron: Vetëm 9 vende do të përmbushin objektivat e BE-së për klimën sipas rregullave të reja fiskale!
Sipas raportit nga Fondacioni New Economics që shqyrton sfidën e pajtimit të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane me rregullat fiskale të bllokut vetëm 9 nga 27......