Bota Postuar më 1 Maj 2023, 10:14

Tregu monetar, në qëndrueshmëri - Investitorët presin takimet e bankave qendrore gjatë kësaj jave

Nga SCAN TV
Tregu monetar, në qëndrueshmëri - Investitorët presin

Tregu i monedhave e ka nisur këtë javë në qëndrueshmëri, ndërsa volumi ka qenë i ulët gjatë sesionit aziatik, pasi shumica e bursave janë pushim me rastin e 1 majit. Gjithashtu, investitorët po presin edhe takimet e bankave qendrore më të mëdha të botës, më vonë gjatë javës.

Besimi i investitorëve është dobësuar lehtë, për shkak të kontraktimit surprize të sektorit të manifakturës në Kinë, gjatë prillit. Gjithashtu, ka pasur lajme se bankat më të mëdha amerikane kanë shfaqur interes për të blerë First Republic Bank, e cila po përballet me probleme të mëdha. Rezerva Federale në Shtetet e Bashkuara do të zhvillojë takimin 2-ditor këtë javë dhe analistët parashikojnë një rritje të normës bazë të interesit edhe me 25 pikë përqindje.

Kjo pritet të jetë rritja e fundit, ndërsa në vjeshtë parashikohet që banka qendrore më e madhe në botë të fillojë ciklin lehtësues. Në anën tjetër, Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Anglisë pritet të rrisin normën bazë të interesit me 50 pikë përqindje. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 28,600 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1850 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat