Rritet tregtia me det e hekurudhë, “ajri” në rënie! 3-mujori, INSTAT: Nga porti i Durrësit u transportuan 96% e mallrave me det

Volumi i mallrave të tregtuara me det dhe hekurudhë shënoi rritje gjatë 3-mujorit të parë të vitit, ndërkohë që transporti ajror ka shënuar rënie në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, peshën më të madhe e mbajti transporti i mallrave me det, që për periudhën janar-mars arriti në gati 1.300 mijë tonë apo 5.5% më shumë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Volumi i mallrave të eksportuara me det zë 44,1 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara dhe 68,3 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të importuara.
Pjesa dërrmuese apo 95.9% e volumit të mallrave u transportuan nga porti i Durrësit, duke shënuar rritje me 14.3% në raport me 3 - mujorin e parë vitit të kaluar, ndërsa pjesa tjetër u nda mes 3 porteve të tjerë në vend, që janë Vlora, Shëngjini e Limjoni në Sarandë. Ndërkaq, ndryshe nga transporti me det, volumi mallrave të transportuara m ajër shënoi rënie me 6.8%, në krahsnim me periudhën janar – mars 2022. Në total, përmes këtij transporti u tregtuan rreth 450 tonë mallra, përfshirë postën.
Pa përfshirë postën, volumi i mallrave të eksportuara dhe të importuar me ajër në tremujorin e parë 2023 është 333 tonë apo 10.2% më pak në raport me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar. Sa i takon transporti hekurudhor, shifrat mbeten modeste, ndonëse me një rritje prej 5% në raport me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar. Sipas INSTAT, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në periudhën janar – mars është 149 mijë ton.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Shqipëria me inflacionin më të ulët të sheqerit në Europë - Ra ndjeshëm në 3 muajt e parë të vitit. Rreth 2.5 herë më pak edhe se rajoni
Në Europë çmimi i sheqerit shënoi vlera rekord përsa i përket rritjes së mëtejshme edhe në këtë fillim viti, por ndërkohë ky produkt në Shqipëri shënoi një......

Tregu global i gazit të lëngshëm - Forcohet dominimi i SHBA, dobësohet roli i Rusisë
Me vendosjen e kufizimeve të njëpasnjëshme të botës perëndimore ndaj Rusisë, po shfaqen vende të tjera në dominimim e tregut global të gazit të lëngshëm......

“Thirrja e qeverisë ndaj bizneseve, e gabuar” - Muça: Rritja e pagave nuk mund të cilësohet si rritje standardi
Thirrjes së qeverisë që bizneset të rrisin standardet dhe kushtet për punonjësit dhe jo vetëm, për ekspertët cilësohet si e gabuar. Sipas Muçës kjo thirrje nuk......

Karburanti i gjelbër, i dyshimtë - Kërkesa në rritje e Europës “nxit” industrinë’ në Kinë
Përpjekja e Europës për më shumë karburant të gjelbër ka ndihmuar në ndërtimin e një industrie në Kinë që mbledh, riciklon dhe transporton mbetje të tilla si......

Çmime rekord të gazit dhe energjisë në 2022 - Eurostat publikon të dhënat. Rritja nisi para pushtimit rus të Ukrainës
Energjia elektrike dhe gazi natyror kanë shënuar çmime rekord në vitin 2022, sipas të dhënave të Eurostat. Konkretisht, në gjysmën e dytë të vitit 2022, çmimet......

Depozitat bankare rriten me 4%, mbi 1.5 trilionë lekë - Shtohen më së shumti ato me afat në valutë, pakësohen në monedhën kombëtare
Gjatë gjashtëmujorit të dytë 2022, bankat kanë rritur kredinë për apartamemnte, ndërkohë që rritje të konsiderueshme kanë shënuar depozitat në valutë. Sipas të......

Përfundon afati i deklarimit të DIVA-as në tatime - 74 mijë të punësuar detyrim për plotësimin e formularit
Individët rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2022 kanë pasur pagë bruto vjetore mbi 2,000,000 lekë apo ata, të cilët janë të dypunësuar, të paktën për......

Inteligjenca Artificiale gjeneruese - BE propozon rregulla të reja për të drejtën e autorit
Kompanitë që vendosin mjete gjeneruese të Inteligjencës Artificiale, si ChatGPT, do të duhet të zbulojnë të drejtën e autorit për çdo material të përdorur për......