Përfundon afati i deklarimit të DIVA-as në tatime - 74 mijë të punësuar detyrim për plotësimin e formularit

Individët rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2022 kanë pasur pagë bruto vjetore mbi 2,000,000 lekë apo ata, të cilët janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit, duhet të të plotësojnë “Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave”, si detyrim ligjor i individit, subjekt i deklarimit. Data 30 Prill është zyrtarisht afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2022.
Sipas të dhënave zyrtare nga Administrata Tatimore detyrimin për të plotësuar DIVA për vitin 2022 e kanë në total 74,029 nga të cilët 16,732 individë me të ardhura mbi 2 milion lekë dhe 57,297 individë të dypunësuar. Sipas ligjit në fuqi “nuk janë deklarues të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) kategoria “i vetëpunësuar” (me të gjitha kategoritë e të vetëpunësuarit) dhe i punësuar në një subjekt (person fizik apo juridik) në të cilin përfiton të ardhura nga pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet e punës, pasi kategoria “i vetëpunësuar” ka detyrim vetëm pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe ka të përcaktuar në listëpagesë vlerën zero në rubrikën “Paga bruto”, sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Deklarata DIVA 2022, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.
Rubrikat e sipërpërmendura, megjithëse gjenerohen të paraplotësuara, do të vijojnë të jenë fusha të lira dhe të ndryshueshme, në mënyrë që deklaruesi të ketë mundësi t’i verifikojë dhe ndryshojë ato. Gjithashtu fushë e paraplotësuar do të jetë edhe vlera e paguar gjatë vitit përsa i takon Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përgjatë vitit 2022 nga ky zë janë arkuar 9.2 milionë euro, me një rritje prej 4.3 për qind krahasuar me një vit më parë.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

Inteligjenca Artificiale gjeneruese - BE propozon rregulla të reja për të drejtën e autorit
Kompanitë që vendosin mjete gjeneruese të Inteligjencës Artificiale, si ChatGPT, do të duhet të zbulojnë të drejtën e autorit për çdo material të përdorur për......

BE shpall marrëveshjen e grurit me Ukrainën – vendimi vjen pas ndalimit të importit nga pesë vende anëtare
Pas dy javësh negociata intensive, Brukseli ka njoftuar një marrëveshje për drithërat e Ukrainës që thotë se mbron ekonominë e Ukrainës dhe jetesën e fermerëve......

Finalizohet Konkursi i Parë Kombëtar i Gjuhës Shqipe - Kushi: Ruajtja dhe forcimi i shqipes, detyrë e përgjegjësi për të gjithë!
Me pjesëmarrjen e mbi një mijë shkollave 9-vjeçare nga gjithë Shqipëria, është finalizuar Konkursi i Parë Kombëtar i Gjuhës Shqipe për klasat e 9-ta, pas një......

“Nuk ka çrregullime në kursin e këmbimit, leku i fortë” - Raporti i Politikave Monetare/ Flukse të larta eurosh nga turizmi dhe investimet e huaja
Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia e fortë e euros në tregun shqiptar i detyrohet presioneve të forta mbiccmuese të lekut, të cilat pasqyrojnë ecurinë pozitive......

NOA i pari institucion që emeton obligacione në Bursën Shqiptare- AMF miraton këtë të premte prospektin: të gjitha mekanizmat gati për emetimin e titujve
Bursa Shqiptare nga kjo javë po kryen për herë të parë funksionin e saj, si platformë ku kompanitë mund të shesin aksionet e tyre për publikun e gjerë. Bordi i......

“Rikthehen” biokarburantet, përparësi bimëve energjetike - Projektligji, politika nxitëse për kultivimin e tyre. Zbatimi nis në 2024-ën
Pas gati 4 vitesh, nga depozitimi i projektligjit, “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve”, që u “harrua” në sirtaret e Kuvendit,......

A do rriten çmimet e pronave? - Reinaldo Pipiria: Është momenti për një qendrueshmëri çmimesh në tregun imobiliar
Të enjten në mbrëmje në Studio Intel u diskutua gjërësisht mbi pronat dhe tregun imobiliar, duke e ndalur fokusin kryesisht në peshën që zë ky treg në ekonomi,......

“Jemi në situatë dramatike” - Zekja: Nga rënia e euros kemi humbje mbi 10% çdo muaj
Rënia e euros është temë diskutimi prej kohësh si dhe shqetësim kryesor për bizneset shqiptare kryesisht për eksportuesit. Por cili është ndikimi i rënies së......