Europa Postuar më 29 Prill 2023, 10:06

Inteligjenca Artificiale gjeneruese - BE propozon rregulla të reja për të drejtën e autorit

Nga SCAN TV
Inteligjenca Artificiale gjeneruese - BE propozon rregulla të reja për

Kompanitë që vendosin mjete gjeneruese të Inteligjencës Artificiale, si ChatGPT, do të duhet të zbulojnë të drejtën e autorit për çdo material të përdorur për të zhvilluar sistemet e tyre, sipas një marrëveshjeje të hershme të BE-së që mund të hapë rrugën për ligjet e para gjithëpërfshirëse në botë që rregullojnë teknologjinë.

Komisioni Europian filloi hartimin e Aktit të IA gati dy vjet më parë për të rregulluar teknologjinë në zhvillim, e cila pësoi një ‘bum’ në investime dhe popullaritet pas lëshimit të chatbot-it të hapur me IA, ChatGPT. Anëtarët e Parlamentit Europian ranë dakord ta shtyjnë draftin në fazën tjetër, gjatë të cilit ligjvënësit dhe vendet anëtare të BE-së do të përfundojnë detajet përfundimtare të projekt-ligjit.

Sipas propozimeve, mjetet e IA do të klasifikohen sipas nivelit të rrezikut të perceptuar: nga minimal në të kufizuar, të lartë dhe të papranueshëm. Fushat shqetësuese mund të përfshijnë mbikëqyrjen biometrike, përhapjen e dezinformatave ose gjuhë diskriminuese. Ndërsa mjetet me rrezikshmëri të lartë nuk do të ndalohen, por ata që i përdorin do të duhet të jenë shumë transparentë në operacionet e tyre.

Kjo dispozitë ishte një shtesë e vonuar e hartuar brenda dy javëve të fundit. Disa anëtarë të komitetit fillimisht propozuan ndalimin e përdorimit të materialit me të drejtë autori për të trajnuar modele gjeneruese të IA, por kjo u braktis në favor të një kërkese transparence.

OpenAI i mbështetur nga Microsoft provokoi frikë dhe ankth në mbarë botën kur zbuloi ChatGPT në fund të vitit të kaluar. Chatbot u bë aplikacioni i konsumatorit me rritjen më të shpejtë në histori, duke arritur në 100 milionë përdorues aktivë mujorë brenda disa javësh.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat