“Rikthehen” biokarburantet, përparësi bimëve energjetike - Projektligji, politika nxitëse për kultivimin e tyre. Zbatimi nis në 2024-ën

Pas gati 4 vitesh, nga depozitimi i projektligjit, “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve”, që u “harrua” në sirtaret e Kuvendit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik një ligj tërësisht të ri. Drafti, përveçse përcakton objektivat në drejtim të përdorimit të biokarburanteve, i jep përprësi edhe politikave nxitëse për kultivimin e bimëve energjetike, që shërbejnë për prodhimin e biokarburanteve.
Sipas relacionit shoqërues, ligji ka qëllim promovimin e kontributit në përmbushjen e angazhimeve për emisionet e gazeve që vijnë nga konsumi i hidrokarbureve në këtë sektor, duke qenë se transporti është kontribuesi më i madh i CO2 dhe në përmasat e vendit, ndikon në ndryshimet klimatike. Më konkretisht, drafti parashikon që sasia minimale vjetore në treg e biokarburanteve dhe e lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport, duhet të jetë jo më pak se 5 për qind të sasisë të konsumuar në sektorin e transportit në vitin 2024.
Nga viti 2025 e në vazhdim, kjo sasi do të jetë jo më pak se 10%. Po ashtu, sipas relacionit, qëllimi i ligjit është të krijohen politika nxitëse për kultivimin të bimëve energjetike ne Shqipëri, për të mbrojtur mjedisin nëpërmjet respektimit të kritereve të qëndrueshmërisë për prodhimin e biokarburanteve, biolëngjeve dhe biogazeve.
Sipas ekspertëve, ndër speciet bimore që mund të përdoren për prodhimin e biokarburanteve janë: Soja, misri, kallami i sheqerit, luledielli, eukalipti, palmat, etj. Dhënia e subvencioneve për kultivimin e bimëve energjetike, ishte një nga kërkesat e Shoqatës së Hidorkarbureve gjatë diskutimeve të ligjit të mëparshëm në komisionet paralamentare, si një masë që do sillte reduktimin e çmimit dhe stimulimin e konsumit.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

A do rriten çmimet e pronave? - Reinaldo Pipiria: Është momenti për një qendrueshmëri çmimesh në tregun imobiliar
Të enjten në mbrëmje në Studio Intel u diskutua gjërësisht mbi pronat dhe tregun imobiliar, duke e ndalur fokusin kryesisht në peshën që zë ky treg në ekonomi,......

“Jemi në situatë dramatike” - Zekja: Nga rënia e euros kemi humbje mbi 10% çdo muaj
Rënia e euros është temë diskutimi prej kohësh si dhe shqetësim kryesor për bizneset shqiptare kryesisht për eksportuesit. Por cili është ndikimi i rënies së......

Për çfarë do shpenzojnë më shumë CEO-t shqiptarë? - Kriza e çmimeve dhe lufta ndryshojnë orientimin e kompanive
Në kushtet krizës së rritjes së çmimeve e cila ka ndikuar jo vetëm tek shërbimet por edhe tek kostot e prodhimit, afro 60% e drejtuesve të biznesit në......

Kriza largoi shqiptarët nga Crypto-t, a po rikthehen në 2023? - Eni Shtini: Disa prej monedhave kryesore janë rritur me 100%, po rritet vëmendja
Eksperi i Kriptovalutave Eni Shtini thotë se trazirat e shumta të tregut gjatë vitit të shkuar frenuan ndjeshëm investimet e shqiptarëve në monedha......

Biznesi “presion” qeverisë për rënien e euros: “Merrni masa, do shkurtojmë vende pune dhe nuk do rrisim pagat”!
Zhvlerësimi i euros ka dëmtuar shumë sipërmarrjet prodhuese dhe eksportuese në vend, fenomen për të cilin ende nuk është marrë asnjë masë nga qeveria. Shoqatat......

Tregtia vijon të kryesojë kreditimin - “Shëndetësia” rritje rekord, renditet në vend të dytë dhe përbën 16% të totalit
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për muajin e tretë të vitit 2023, vihet re një rënie e huave të reja të dhëna drejt bizneseve dhe......

FMN paralajmëron korrigjime 'të çrregullta' të çmimeve të banesave në Europë ndërsa normat e interesit rriten!
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi të premten për korrigjime "të çrregullta" të çmimeve të banesave në Europë, në një kohë kur rajoni po përpiqet të ulë......

IPARD III, Krifca: Fituam besimin e BE-së, shtohen sektorët që do të mbështeten!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi sot se IPARD II, programi i Bashkimit Europian për mbështetjen e subjekteve në zinxhirin nga......