Shqipëria Postuar më 28 Prill 2023, 11:59

“Jemi në situatë dramatike” - Zekja: Nga rënia e euros kemi humbje mbi 10% çdo muaj

Nga SCAN TV
“Jemi në situatë dramatike” - Zekja: Nga rënia e

Rënia e euros është temë diskutimi prej kohësh si dhe shqetësim kryesor për bizneset shqiptare kryesisht për eksportuesit. Por cili është ndikimi i rënies së euros? Sipërmarrësit në kontratat e tyre nuk mund të ndryshojnë marrëveshjet cilado qoftë luhajta e euros. Në rastin konkret, firmosja e kontratave me kompanitë e huaja po ndikon negativisht në bizneset eksportuese.

Florjan Zekja, Shoqata pro: “Nuk është vetëm sektori i manifrakturës në këtë rast, por janë të gjithë eksportuesit që preken që nga turizmi, agrobiznesi, përpunimi i peshkut dhe të gjithë sektorët e tjerë të cilët të ardhruat i kanë në euro dhe pagesat duhet t’i bëjnë në lekë. Kështu që është një situatë le të themi dramatike, e cila nuk dihet kush janë pasojat pasi po ndodh në një periudhë që nuk kemi as prurje remitancash nuk kemi as periudhë turizmi, kështu që është një periudhë shumë e çuditshme dhe euro nuk po ka ndalje.”

Sipas Zekjas që nga rënia e euros humbjet janë kolosale në muaj, duke i mos përllogaritur në vit. “Krahasim me vitin e kaluar kemi një rënie çdo muaj në 10%, dhe po ta përllogarisim me një vit është një shifër katastrofike e cila po i çon bizneset e eksportuesve në faliment”

Për këto sektorë situata mbetet delikate në një kohë që këtë muaj kostot ju shtuan dhe me rritjen e pagës minimale.

Diamila Leka/ SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......