Shqipëria Postuar më 28 Prill 2023, 11:57

Për çfarë do shpenzojnë më shumë CEO-t shqiptarë? - Kriza e çmimeve dhe lufta ndryshojnë orientimin e kompanive

Nga SCAN TV
Për çfarë do shpenzojnë më shumë CEO-t

Në kushtet krizës së rritjes së çmimeve e cila ka ndikuar jo vetëm tek shërbimet por edhe tek kostot e prodhimit,  afro 60% e drejtuesve të biznesit  në Shqipëri po planifikojnë të investojnë më shumë në automatizimin e proceseve dhe sistemeve. Të dhënat tregojnë përgjigjet e CEO-ve shqiptarë ndaj pyetjeve të Anketës së 26-të Vjetore të CEO-ve të PwC.

Nga ana tjetër, sulmet kibernetike kundrejt shërbimeve të ofruara nga qeveria por edhe ndaj institucioneve bankare, kanë ndryshuar orientimin investues të sipërmarrjeve të mëdha. Sipas anketës, rreth  40% e CEO-ve në vendin tonë po shqyrtojnë rritjen e investimeve kibernetike në përgjigje edhe të konfliktit gjeopolitik. Rreziku kibernetik është edhe një ndër shqetësimet kryesore që kanë drejtuesit e kompanive përgjatë 12 muajve të ardhshme.

Nga ana tjetër CEO-t duan të shpenzojnë më pak kohë në operacione, më shumë kohë për të rishpikur biznesin e tyre pasi afro gjysma e tyre nuk mendojnë se kompanitë e tyre do të jenë ekonomikisht të qëndrueshme pas një dekade nëse vazhdojnë në rrugën e tyre aktuale Lajmi i mirë është që  drejtuesit e kompanive shohin nevojën për ndryshim - dhe po mendojnë gjithashtu për hapat që u duhen për të arritur atje. Në nivel global, 4410 CEO iu përgjigjën Anketës së 26-të Vjetore të CEO-ve të PwC të cilët janë shprehur pesimistë për ecurinë ekonomike në vendet e tyre.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......