NOA i pari institucion që emeton obligacione në Bursën Shqiptare- AMF miraton këtë të premte prospektin: të gjitha mekanizmat gati për emetimin e titujve

Bursa Shqiptare nga kjo javë po kryen për herë të parë funksionin e saj, si platformë ku kompanitë mund të shesin aksionet e tyre për publikun e gjerë. Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar në mbledhjen e kësaj të premteje prospektin e parë të një shoqërie tregtare për emetimin e obligacioneve me ofertë publike në Shqipëri.
Bëhet fjalë për kompaninë e mikrofinancave NOA, e specializuar në dhënien e kredive të vogla.
Kjo është hera e parë në historinë e krijimit të një tregu të lirë vendas të kapitaleve, që titujt e një shoqërie i ofrohen publikut të gjerë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për këtë treg si dhe duke shërbyer si shembull për emetime të kësaj natyre edhe nga subjekte të tjera, me qëllim sigurimin e aksesit në kapital përmes ofrimit të alternativave të reja të financimit, përtej atyre të kreditimit nga sektori bankar.
Deri tani, tregu i kapitaleve, krahas titujve të Qeverisë, ka qenë i përqendruar te emetimet e obligacioneve me ofertë private, një mjet që është përdorur nga shoqëritë për të gjeneruar likuiditet.
Emetimi për herë të parë i titujve të një shoqërie me ofertë publike i ofron investitorit shqiptar mundësi të reja investimi në shërbim të diversifikimit të portofolit të tij. Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, ky lloj emetimi pritet të aktivizojë të gjithë mekanizmat ekzistues të tregut të kapitaleve, që lëvizin dhe mbështesin procesin e emetimit dhe tregtimit të titujve, siç janë ndërmjetësit financiarë, Bursa dhe Depozitari Qendror i Titujve, duke verifikuar kështu funksionalitetin e infrastrukturës së tregtimit dhe pastregtimit.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

“Rikthehen” biokarburantet, përparësi bimëve energjetike - Projektligji, politika nxitëse për kultivimin e tyre. Zbatimi nis në 2024-ën
Pas gati 4 vitesh, nga depozitimi i projektligjit, “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve”, që u “harrua” në sirtaret e Kuvendit,......

A do rriten çmimet e pronave? - Reinaldo Pipiria: Është momenti për një qendrueshmëri çmimesh në tregun imobiliar
Të enjten në mbrëmje në Studio Intel u diskutua gjërësisht mbi pronat dhe tregun imobiliar, duke e ndalur fokusin kryesisht në peshën që zë ky treg në ekonomi,......

“Jemi në situatë dramatike” - Zekja: Nga rënia e euros kemi humbje mbi 10% çdo muaj
Rënia e euros është temë diskutimi prej kohësh si dhe shqetësim kryesor për bizneset shqiptare kryesisht për eksportuesit. Por cili është ndikimi i rënies së......

Për çfarë do shpenzojnë më shumë CEO-t shqiptarë? - Kriza e çmimeve dhe lufta ndryshojnë orientimin e kompanive
Në kushtet krizës së rritjes së çmimeve e cila ka ndikuar jo vetëm tek shërbimet por edhe tek kostot e prodhimit, afro 60% e drejtuesve të biznesit në......

Kriza largoi shqiptarët nga Crypto-t, a po rikthehen në 2023? - Eni Shtini: Disa prej monedhave kryesore janë rritur me 100%, po rritet vëmendja
Eksperi i Kriptovalutave Eni Shtini thotë se trazirat e shumta të tregut gjatë vitit të shkuar frenuan ndjeshëm investimet e shqiptarëve në monedha......

Biznesi “presion” qeverisë për rënien e euros: “Merrni masa, do shkurtojmë vende pune dhe nuk do rrisim pagat”!
Zhvlerësimi i euros ka dëmtuar shumë sipërmarrjet prodhuese dhe eksportuese në vend, fenomen për të cilin ende nuk është marrë asnjë masë nga qeveria. Shoqatat......

Tregtia vijon të kryesojë kreditimin - “Shëndetësia” rritje rekord, renditet në vend të dytë dhe përbën 16% të totalit
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për muajin e tretë të vitit 2023, vihet re një rënie e huave të reja të dhëna drejt bizneseve dhe......

FMN paralajmëron korrigjime 'të çrregullta' të çmimeve të banesave në Europë ndërsa normat e interesit rriten!
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi të premten për korrigjime "të çrregullta" të çmimeve të banesave në Europë, në një kohë kur rajoni po përpiqet të ulë......