Shqipëria Postuar më 29 Prill 2023, 10:05

Finalizohet Konkursi i Parë Kombëtar i Gjuhës Shqipe - Kushi: Ruajtja dhe forcimi i shqipes, detyrë e përgjegjësi për të gjithë!

Nga SCAN TV
Finalizohet Konkursi i Parë Kombëtar i Gjuhës Shqipe - Kushi:

Me pjesëmarrjen e mbi një mijë shkollave 9-vjeçare nga gjithë Shqipëria, është finalizuar Konkursi i Parë Kombëtar i Gjuhës Shqipe për klasat e 9-ta, pas një procesi të gjatë i cili nisi në muajin janar të këtij viti, Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit nga 52 shkollat e përzgjedhura nga ky konkurs në bazë zyrash arsimore, 4 më të mirat që u zgjodhën ishin: Shkolla “Branko Kadia” nga Shkodra, Shkolla “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” nga Korça, Shkolla “7 Dëshmorët” nga Roskoveci dhe Shkolla “21 korriku” nga Burreli.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u shpreh se finalja e madhe e këtij Konkursi të Parë Kombëtar të Gjuhës Shqipe dhuroi jo vetëm emocione, por edhe zbuloi talente të veçanta mes nxënësve.

Kushi nënvizoi dhe misioni i rëndësishëm i ruajtjes dhe forcimit të gjuhës shqipe është një detyrë dhe përgjegjësi për të gjithë, mësuesit, familjen dhe gjithë shoqërinë.

“Qëllimi i këtij konkursi ishte motivimi i nxënësve për të zhvilluar dhe përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre, nxitja e një kulture të mirë konkurrimi, si dhe vlerësimi i gjuhës shqipe si mjet komunikimi, zhvillimi dhe vlerësimi për talentet e reja në të shkruar, lexuar dhe recituar,” shkruhet në njoftim.

Edel Strazimiri / SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat