Europa Postuar më 30 Prill 2023, 10:03

BE shpall marrëveshjen e grurit me Ukrainën – vendimi vjen pas ndalimit të importit nga pesë vende anëtare

Nga SCAN TV
BE shpall marrëveshjen e grurit me Ukrainën – vendimi vjen pas

Pas dy javësh negociata intensive, Brukseli ka njoftuar një marrëveshje për drithërat e Ukrainës që thotë se mbron ekonominë e Ukrainës dhe jetesën e fermerëve të BE-së.

Komisioni Evropian njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me pesë shtete të BE-së, përfshirë Poloninë dhe Hungarinë, për të garantuar transitin e drithërave ukrainase, pas ndalimeve të importit të vendosura nga këto vende dhe të konsideruara "të papranueshme" nga Brukseli.

"Kjo marrëveshje ruan si kapacitetin eksportues të Ukrainës në mënyrë që ajo të vazhdojë të ushqejë botën, ashtu edhe jetesën e fermerëve tanë" në BE, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Marrëveshja parashikon përfundimin e ndalimeve të njëanshme të importit, në këmbim të "masave të jashtëzakonshme mbrojtëse" në lidhje me katër produkte ukrainase që konsiderohen "më të ndjeshmet": gruri, misri, farat e rapit, farat e lulediellit.

Polonia, e imituar shpejt nga Hungaria, Sllovakia dhe Bullgaria, ndaloi në mënyrë të njëanshme drithërat dhe produkte të tjera bujqësore të importuara nga Ukraina në mes të prillit, duke thënë se donte të mbronte fermerët e saj.

Më pas u hap një përballje me Komisionin, i cili i vetëm ka fuqinë të përcaktojë politikën tregtare të BE-së.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat