Depozitat bankare rriten me 4%, mbi 1.5 trilionë lekë - Shtohen më së shumti ato me afat në valutë, pakësohen në monedhën kombëtare

Gjatë gjashtëmujorit të dytë 2022, bankat kanë rritur kredinë për apartamemnte, ndërkohë që rritje të konsiderueshme kanë shënuar depozitat në valutë. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, bankat kanë dhënë rreth 140 miliardë lekë kredi të re. Kjo vlerë ishte diçka më shumë sesa kredia e dhënë gjatë gjysmës së parë të vitit 2022, por disi më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Për bizneset, kredia e re është akorduar për të përmbushur kërkesat e tyre afatshkurtra për likuiditet.
Kredia e re për individët gjatë vitit të fundit është përdorur kryesisht për blerje banesash dhe konsum të mallrave jo të qëndrueshëm, dhe është dhënë kryesisht në valutë. Norma mesatare e peshuar e interesit për kredinë e re të dhënë gjatë periudhës ka shënuar rritje, dhe kjo rritje është vënë re tek të gjitha kategoritë e kredisë së re. Midis kategorive të ndryshme, rritja e normave të interesit ka qenë relativisht më e ulët tek kreditë për blerje pasurish të paluajtshme në lekë dhe në valutë.
Depozitat bankare u ngjitën në 1,5 trilionë lekë, duke u zgjeruar me 4% gjatë periudhës. Rritja më e fortë u regjistrua në depozitat e individëve, ato në valutë dhe llogaritë rrjedhëse. Në krahasim me 2-3 vitet e mëparshme, rritja vjetore e depozitave u ngadalësua. Zhvillim i rëndësishëm për periudhën ishte rritja e fortë e depozitave me afat në valutë. Normat e interesit për të gjitha llojet e depozitave të reja sipas afatit, sektorit dhe monedhës mbeten në nivele relativisht të ulëta, por kanë shënuar rritje gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022.
Lorenc Rabeta/SCAN

Përfundon afati i deklarimit të DIVA-as në tatime - 74 mijë të punësuar detyrim për plotësimin e formularit
Individët rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2022 kanë pasur pagë bruto vjetore mbi 2,000,000 lekë apo ata, të cilët janë të dypunësuar, të paktën për......

Inteligjenca Artificiale gjeneruese - BE propozon rregulla të reja për të drejtën e autorit
Kompanitë që vendosin mjete gjeneruese të Inteligjencës Artificiale, si ChatGPT, do të duhet të zbulojnë të drejtën e autorit për çdo material të përdorur për......

BE shpall marrëveshjen e grurit me Ukrainën – vendimi vjen pas ndalimit të importit nga pesë vende anëtare
Pas dy javësh negociata intensive, Brukseli ka njoftuar një marrëveshje për drithërat e Ukrainës që thotë se mbron ekonominë e Ukrainës dhe jetesën e fermerëve......

Finalizohet Konkursi i Parë Kombëtar i Gjuhës Shqipe - Kushi: Ruajtja dhe forcimi i shqipes, detyrë e përgjegjësi për të gjithë!
Me pjesëmarrjen e mbi një mijë shkollave 9-vjeçare nga gjithë Shqipëria, është finalizuar Konkursi i Parë Kombëtar i Gjuhës Shqipe për klasat e 9-ta, pas një......

“Nuk ka çrregullime në kursin e këmbimit, leku i fortë” - Raporti i Politikave Monetare/ Flukse të larta eurosh nga turizmi dhe investimet e huaja
Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia e fortë e euros në tregun shqiptar i detyrohet presioneve të forta mbiccmuese të lekut, të cilat pasqyrojnë ecurinë pozitive......

NOA i pari institucion që emeton obligacione në Bursën Shqiptare- AMF miraton këtë të premte prospektin: të gjitha mekanizmat gati për emetimin e titujve
Bursa Shqiptare nga kjo javë po kryen për herë të parë funksionin e saj, si platformë ku kompanitë mund të shesin aksionet e tyre për publikun e gjerë. Bordi i......

“Rikthehen” biokarburantet, përparësi bimëve energjetike - Projektligji, politika nxitëse për kultivimin e tyre. Zbatimi nis në 2024-ën
Pas gati 4 vitesh, nga depozitimi i projektligjit, “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve”, që u “harrua” në sirtaret e Kuvendit,......

A do rriten çmimet e pronave? - Reinaldo Pipiria: Është momenti për një qendrueshmëri çmimesh në tregun imobiliar
Të enjten në mbrëmje në Studio Intel u diskutua gjërësisht mbi pronat dhe tregun imobiliar, duke e ndalur fokusin kryesisht në peshën që zë ky treg në ekonomi,......