Shqipëria me inflacionin më të ulët të sheqerit në Europë - Ra ndjeshëm në 3 muajt e parë të vitit. Rreth 2.5 herë më pak edhe se rajoni

Në Europë çmimi i sheqerit shënoi vlera rekord përsa i përket rritjes së mëtejshme edhe në këtë fillim viti, por ndërkohë ky produkt në Shqipëri shënoi një trend të kundërt. Një vit më parë Shqipëria regjistronte një rritje rreth 30% më shumë të sheqerit teksa në 3 muajtë e parë të 2023 çmimi ra ndjeshëm, ku konkretisht muaji mars regjistroi vlerën 11% ose 2.5 herë më pak se 2 muajt e parë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Europiane e Statistikave, sheqeri ka qenë një nga produktet ushqimore me rritjen më të lartë të çmimeve. Të dhënat mujore tregojnë një rritje të vazhdueshme të normave vjetore të ndryshimit duke filluar nga gushti 2021, duke arritur në 61% në shkurt dhe mars 2023.
Në mars 2023, rritjet më të larta të inflacionit vjetor për sheqerin u regjistruan në Çeki (98%), Estoni (97%), Poloni (82%), Gjermani (72%) etj. Ndërsa më të ulëtat regjistrohen në Norvegji 10% dhe Shqipëri 11%.
Nëse ndalemi në rajon Shqipëria regjistron një vlerë 2.5 herë më të ulët se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi teksa shifrat për Kosovën nuk bëhen të ditura për 3 muajtë e parë të vitit. Kjo rënie e ndjeshme që e diferencon Shqipërinë nga rajoni dhe Europa ka ndodhur në muajtë shkurt-mars.
Çmimi i sheqerit është rritur në nivelin më të lartë të 11 viteve. Çmimet e ushqimeve të përpunuara kanë qenë në rritje për shkak të rritjes së kostove të energjisë. Në Europë, ky vit ka qenë i dobët për prodhimin e sheqerit të panxharit për shkak të zvogëlimit të sipërfaqeve të kultivuara dhe thatësirës së stinës së verës, e kombinuar me rritjen e kërkesës. Rreth 80% e prodhimit të sheqerit në botë vjen nga kallam sheqeri, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Sheqerit, ndërsa 20% vjen nga panxhari.
Marinela Lina/SCAN
Sondazh

Tregu global i gazit të lëngshëm - Forcohet dominimi i SHBA, dobësohet roli i Rusisë
Me vendosjen e kufizimeve të njëpasnjëshme të botës perëndimore ndaj Rusisë, po shfaqen vende të tjera në dominimim e tregut global të gazit të lëngshëm......

“Thirrja e qeverisë ndaj bizneseve, e gabuar” - Muça: Rritja e pagave nuk mund të cilësohet si rritje standardi
Thirrjes së qeverisë që bizneset të rrisin standardet dhe kushtet për punonjësit dhe jo vetëm, për ekspertët cilësohet si e gabuar. Sipas Muçës kjo thirrje nuk......

Karburanti i gjelbër, i dyshimtë - Kërkesa në rritje e Europës “nxit” industrinë’ në Kinë
Përpjekja e Europës për më shumë karburant të gjelbër ka ndihmuar në ndërtimin e një industrie në Kinë që mbledh, riciklon dhe transporton mbetje të tilla si......

Çmime rekord të gazit dhe energjisë në 2022 - Eurostat publikon të dhënat. Rritja nisi para pushtimit rus të Ukrainës
Energjia elektrike dhe gazi natyror kanë shënuar çmime rekord në vitin 2022, sipas të dhënave të Eurostat. Konkretisht, në gjysmën e dytë të vitit 2022, çmimet......

Depozitat bankare rriten me 4%, mbi 1.5 trilionë lekë - Shtohen më së shumti ato me afat në valutë, pakësohen në monedhën kombëtare
Gjatë gjashtëmujorit të dytë 2022, bankat kanë rritur kredinë për apartamemnte, ndërkohë që rritje të konsiderueshme kanë shënuar depozitat në valutë. Sipas të......

Përfundon afati i deklarimit të DIVA-as në tatime - 74 mijë të punësuar detyrim për plotësimin e formularit
Individët rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2022 kanë pasur pagë bruto vjetore mbi 2,000,000 lekë apo ata, të cilët janë të dypunësuar, të paktën për......

Inteligjenca Artificiale gjeneruese - BE propozon rregulla të reja për të drejtën e autorit
Kompanitë që vendosin mjete gjeneruese të Inteligjencës Artificiale, si ChatGPT, do të duhet të zbulojnë të drejtën e autorit për çdo material të përdorur për......

BE shpall marrëveshjen e grurit me Ukrainën – vendimi vjen pas ndalimit të importit nga pesë vende anëtare
Pas dy javësh negociata intensive, Brukseli ka njoftuar një marrëveshje për drithërat e Ukrainës që thotë se mbron ekonominë e Ukrainës dhe jetesën e fermerëve......