Nafta humb rreth 1% të vlerës - Ndikohet nga ngadalësimi i ekonomisë kineze dhe amerikane

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie të konsiderueshme edhe në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve se rritja e interesave nga bankat qendrore do të ngadalësojë më shumë kërkesën. Edhe ngadalësimi i sektorit të manifakturës në Kinë ka ushtruar presion mbi çmimet. Indeksi PMI në Kinë ra në 49.2 pikë në prill, nga 51.9 që ishte në mars. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 79 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi.
Shpenzimet konsumatore në Shtetet e Bashkuara nuk ndryshuan gjatë marsit, pasi rritja në sektorin e shërbimeve u zbeh nga rënia në sektorin e mallrave. Edhe ekonomia amerikane u ngadalësua ndjeshëm gjatë tremujorit të parë të vitit, duke u rrit me vetëm 1.1%, nga 2.6% që ishte rritja në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Në sesionin e së premtes, çmimet e naftës u rritën me rreth 2%, pasi kompanitë e sektorit publikuan fitime mbi parashikimet e tregjeve për tremujorin e parë të vitit.
Referuar të dhënave në SHBA, prodhimi i naftës bruto ra në 12.5 milionë fuçi në ditë, gjatë shkurtit, niveli më i ulët që nga dhjetori. Në anën tjetër, kërkesa për naftë u rrit në rreth 20 milionë fuçi në ditë, niveli më i lartë që nga nëntori i vitit të kaluar.
SCAN
Sondazh

Tregu monetar, në qëndrueshmëri - Investitorët presin takimet e bankave qendrore gjatë kësaj jave
Tregu i monedhave e ka nisur këtë javë në qëndrueshmëri, ndërsa volumi ka qenë i ulët gjatë sesionit aziatik, pasi shumica e bursave janë pushim me rastin e 1......

184 vendet më të mira në botë për zhvillimin njerëzor! – Ku renditet Shqipëria?
Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (HDI) ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e politikave dhe diskursit të zhvillimit global. Është përdorur për të bërë......

Suedia planifikon të ndërtojë rrugën e parë elektrike të përhershme në botë!
Ndërsa BE miratoi një ligj historik muajin e kaluar për të kërkuar që të gjitha makinat e reja të shitura të kenë zero emetime CO2 nga viti 2035, vendet......

Rritje e madhe e shpenzimeve ushtarake në gjithë botën!
Sa më shumë probleme aq më shumë para. Me këto fjalë mund të përshkruhen shkurtimisht përmbledhjet e raportit të fundit të Institutit për studimin e paqes në......

Raporti i ri paralajmëron: Vetëm 9 vende do të përmbushin objektivat e BE-së për klimën sipas rregullave të reja fiskale!
Sipas raportit nga Fondacioni New Economics që shqyrton sfidën e pajtimit të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane me rregullat fiskale të bllokut vetëm 9 nga 27......

17 gjuhë europiane që nuk i dinit se ishin afër zhdukjes - Kush janë mw të rrezikuarat?
A e dini se ndërsa Bashkimi Evropian mund të ketë 24 gjuhë zyrtare të njohura nga shtetet e tij anëtare, në fakt ka mbi 200 gjuhë të tjera që fliten në të......

Rritet tregtia me det e hekurudhë, “ajri” në rënie! 3-mujori, INSTAT: Nga porti i Durrësit u transportuan 96% e mallrave me det
Volumi i mallrave të tregtuara me det dhe hekurudhë shënoi rritje gjatë 3-mujorit të parë të vitit, ndërkohë që transporti ajror ka shënuar rënie në raport me......

Shqipëria me inflacionin më të ulët të sheqerit në Europë - Ra ndjeshëm në 3 muajt e parë të vitit. Rreth 2.5 herë më pak edhe se rajoni
Në Europë çmimi i sheqerit shënoi vlera rekord përsa i përket rritjes së mëtejshme edhe në këtë fillim viti, por ndërkohë ky produkt në Shqipëri shënoi një......