OSHEE, 11.4 mld lekë më shumë nga arkëtimet - Pavarësisht rënies së konsumit, gjatë 2022-it në total u mblodhën 81.2 mld lekë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike rriti ndjeshëm vlerën e arkëtimeve në vitin 2022, pavarësisht se sasia e energjisë së konsumuar shënoi rënie në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit që shkoi OSHEE mblodhi rreth 81.2 mld lekë apo 11.4 mld lekë më shumë se viti 2021. Ndërkohë që, sasia totale e konsumuar vitin që shkoi ishte 7.9 mln mWh, nga 8.4 mln mËh që u konsumua periudhën janar - dhjetor 2021.
Kjo, rritje e vlerës së arkëtimeve të OSHEE shënohet pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike për bizneset e lidhur në tensionit 20, 10 dhe 6 KV. Pavarësisht, se vitin që shkoi qeveria argumentoi shpesh se çmimi i energjisë elektrike nuk pësoi rritje, për këtë kategori energjia u shtrenjtua me 70%. Kjo, pasi rreth 7500 biznese u njoftuan se kishin plotësuar kushtet për të dalë në treg të lirë energjie, ndonëse procesi shtyhej prej vitesh.
Si pasojë e çmimeve të larta në tregje, nga kriza energjetike e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, por edhe mosfunksionimit të bursës së energjisë elektirike, këta klientë u detyruan të furnizohen sërish nga OSHEE, nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, por me çmime ndjeshëm më të larta.
Të ardhurat e OSHEE gjatë vitit që shkoi u rritën edhe nga aplikimi i kamtavonesave, si pasojë e pamundësia për të paguar në kohë faturat nga abonentët. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2022, OSHEE arkëtoi1.37 mld lekë nga rreth 4.6 mln fatura që nuk janë likujduar në kohë nga klientët që furnizon me energji elektrike.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Kalifornia “eliminon” kamionët me naftë - Rregulla të forta edhe për lokomotivat. Synimi mbetet ulja e ndotjes së ajrit
Në Kaliforni janë miratuar rregulla të reja sipas të cilave kërkohet që të gjitha automjetet e mesme dhe të rënda të shitura në shtet në vitin 2036 të kenë......

1 maj “shpërthyes” në Europë: Manifestime të sindikatave dhe protesta për koston e jetesës!
Mes protestave kundër reformës së pensioneve në Francë dhe asaj për koston e jetesës në Portugali. Konsiderohet një 1 maj shpërthyes ky i këtij viti në Europë.......

JP Morgan do të marrë përsipër bankën e tretë amerikane që pëson kolaps!
JP Morgan është vendosur të marrë përsipër bankën me probleme të SHBA-së First Republic, sipas rregullatorëve. Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave......

Pse Italia iu bashkua iniciativës së Kinës "Një brez, Një rrugë" dhe tani ka mendime të dyta?!
Vendimi mjaft befasues i Italisë për t'iu bashkuar Iniciativës së Brezit dhe Rrugës së Kinës disa vite më parë po vihet përsëri në plan të parë, me një afat......

“Trazirat” bankare ndikojnë vendimin e FED - Të dhënat e inflacionit në prill do të përcaktojnë vendimin e BQE
Të mërkurën dhe të enjten, përkatësisht Rezerva Federale dhe Banka Qendrore Europiane do të vendosin për normat e interesit dhe pritet të japin një tregues më......

G7, rregullore për Inteligjencën Artificiale - Objektiv, monitorimi i rreziqeve të mjeteve gjeneruese
Grupi i Shtatë vendeve më të industrializuara të Botës pritet të miratojë rregulloren "të bazuar në rrezik" për inteligjencën artificiale, sipas marrëveshjes......

Bie sërish çmimi i naftës - Shkak, rritja e normave në SHBA dhe kërkesa e dobët e Kinës
Çmimet e naftës ranë sërish të hënën e 1 majit si pasojë e ankthit mbi perspektivën e rritjes së normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA, e cila mund......

Plani i Gjermanisë për të trajtuar problemet e mungesës së punëtoreve: Rekrutimin e robotëve!
Përdorimi i një roboti ka qenë prej kohësh objekt i fantashkencës, por dixhitalizimi mund të jetë kyç në zgjidhjen e krizës së mungesës së fuqisë punëtore në......