93% e biznesit fitime të kënaqshme, 57% s’kanë nevojë për kredi - BSH: Pjesa dërrmuese, rezultat financiar pozitiv. Pritshmëri optimiste për 2023

Një vrojtim i kryer nga Banka e Shqipërisë mbi 1,352 kompani të shtrira në gjithë territorin nxjerr në pah se biznesi po përjeton situatë të kënaqëshme të ardhurash, në një kohë që ka ulur ndjeshëm nevojën për huamarrje. Për gjysmën e dytë të vitit 2022, ecuria e nivelit të shitjeve dhe e rezultatit financiar ka vijuar të përmirësohet në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2022, për të gjitha madhësitë e ndërmarrjeve. Mbi 93% e ndërmarrjeve, në secilin grup sipas madhësisë, kanë raportuar fitim gjatë periudhës.
Pritshmëritë për gjashtëmujorin e ardhshëm për nivelin e shitjeve të përgjithshme dhe rezultatin financiar paraqiten pozitive për ndërmarrjet e të gjitha madhësive dhe më optimiste në krahasim me periudhën paraardhëse. Sinjalet vijojnë të jenë optimiste lidhur me zgjerimin e veprimtarisë apo rritjen e investimeve për të gjitha madhësitë e ndërmarrjeve. Për sa i përket pritshmërive për gjashtëmujorin e ardhshëm, ato vijojnë të mbeten optimiste, por paraqesin ngushtim për ndërmarrjet e vogla në krahasim me periudhat paraardhëse të analizuara.
Ndërkaq, rreth 39% e totalit të ndërmarrjeve që i janë përgjigjur pyetësorit deklarojnë se kanë aktualisht hua për të paguar. Kjo peshë ka shënuar një rënie prej 0.5 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe prej 3.3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Në terma të madhësisë së ndërmarrjeve, pesha e ndërmarrjeve huamarrëse ka rezultuar në rënie për ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme, përkatësisht me 3.8 pikë përqindje për ato të vogla dhe 0.7 pikë përqindje për ato të mesme. Në rastin e ndërmarrjeve të mëdha ka një rritje të lehtë prej 0.9 pikë përqindje.
Në total, burimet formale të huamarrjes (banka dhe institucione financiare jobanka) janë përdorur nga 93% e ndërmarrjeve huamarrëse që i janë përgjigjur pyetësorit, 1.5 pp më shumë në krahasim me gjashtëmujorin e mëparshëm.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

OSHEE, 11.4 mld lekë më shumë nga arkëtimet - Pavarësisht rënies së konsumit, gjatë 2022-it në total u mblodhën 81.2 mld lekë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike rriti ndjeshëm vlerën e arkëtimeve në vitin 2022, pavarësisht se sasia e energjisë së konsumuar shënoi rënie në......

Kalifornia “eliminon” kamionët me naftë - Rregulla të forta edhe për lokomotivat. Synimi mbetet ulja e ndotjes së ajrit
Në Kaliforni janë miratuar rregulla të reja sipas të cilave kërkohet që të gjitha automjetet e mesme dhe të rënda të shitura në shtet në vitin 2036 të kenë......

1 maj “shpërthyes” në Europë: Manifestime të sindikatave dhe protesta për koston e jetesës!
Mes protestave kundër reformës së pensioneve në Francë dhe asaj për koston e jetesës në Portugali. Konsiderohet një 1 maj shpërthyes ky i këtij viti në Europë.......

JP Morgan do të marrë përsipër bankën e tretë amerikane që pëson kolaps!
JP Morgan është vendosur të marrë përsipër bankën me probleme të SHBA-së First Republic, sipas rregullatorëve. Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave......

Pse Italia iu bashkua iniciativës së Kinës "Një brez, Një rrugë" dhe tani ka mendime të dyta?!
Vendimi mjaft befasues i Italisë për t'iu bashkuar Iniciativës së Brezit dhe Rrugës së Kinës disa vite më parë po vihet përsëri në plan të parë, me një afat......

“Trazirat” bankare ndikojnë vendimin e FED - Të dhënat e inflacionit në prill do të përcaktojnë vendimin e BQE
Të mërkurën dhe të enjten, përkatësisht Rezerva Federale dhe Banka Qendrore Europiane do të vendosin për normat e interesit dhe pritet të japin një tregues më......

G7, rregullore për Inteligjencën Artificiale - Objektiv, monitorimi i rreziqeve të mjeteve gjeneruese
Grupi i Shtatë vendeve më të industrializuara të Botës pritet të miratojë rregulloren "të bazuar në rrezik" për inteligjencën artificiale, sipas marrëveshjes......

Bie sërish çmimi i naftës - Shkak, rritja e normave në SHBA dhe kërkesa e dobët e Kinës
Çmimet e naftës ranë sërish të hënën e 1 majit si pasojë e ankthit mbi perspektivën e rritjes së normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA, e cila mund......