Bota Postuar më 2 Maj 2023, 10:08

Nafta tregtohet pranë 79 USD për fuçi - Ngadalësohet aktiviteti i manifakturës në Kinë, gjatë prillit

Nga SCAN TV
Nafta tregtohet pranë 79 USD për fuçi - Ngadalësohet

Nafta po ndryshon minimalisht në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave të dobëta ekonomike në Kinë dhe parashikimeve se Rezerva Federale do të rrisë sërish normën bazë të interesit, në takimin e kësaj jave. Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 79 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 75 dollarë për fuçi. Në sesionin e kaluar, të dy bençmarkët ranë me rreth 1 dollar.

Aktiviteti i sektorit të manifakturës në Kinë shënoi një rënie surprizë në Prill, që ishte kontraktimi i parë që nga dhjetori i vitit të kaluar. Rimëkëmbja industriale dhe ekonomike në Kinë pas pandemisë parashikohej të rriste kërkesën për naftë gjatë këtij viti, por ecuria nuk është sipas vlerësimeve paraprake. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet një ngadalësim i kërkesës për naftë, për shkak të rritjes së interesave nga banka qendrore.

Investitorët po presin edhe të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA për javën e kaluar, që parashikohet të kenë rënë për të tretën javë me radhë. Sot publikohet raporti jozyrtar i Institutit Amerikan të Naftës, ndërsa të mërkurën publikohet raporti zyrtar nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...