Çmimet fusin në borxhe 26% të familjeve, 48% te të afërmit - Vrojtimi i BSH/ Rriten ndjeshëm huatë nga burime informale dhe në formë malli

Çmimet e larta dhe inflacioni ka rritur numrin e familjeve shqiptare që janë detyruar të marrin borxhe për të përballuar shpenzimet gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar, në një kohë në rritje është edhe numri i atyre që i janë drejtuar të afërmve për të marrë borxhe. Banka e Shqipërisë ka kryer një vrojtim mbi një kampion prej 1205 familjesh, i cili ka konkluduar se 26% e familjeve që janë përgjigjur (ose 275 familje), deklarojnë se kanë hua për të paguar në momentin e intervistimit. Kjo peshë është rritur me 4 pikë përqindje në terma gjashtëmujorë dhe me 2 pikë përqindje në terma vjetorë.
Totali i tepricës së raportuar të huasë ka rezultuar në rritje krahasuar me vrojtimin e kaluar dhe me një vit më parë. Ndërkaq, rreth 52% e kësaj teprice është siguruar nga “burime formale” (“bankat” dhe “IFJB”) dhe 48% nga “burime joformale” (“persona fizikë” dhe “hua në formë malli”). Kjo strukturë është zhvendosur nga borxhet në burime joformale, si rezultat i rritjes së huamarrjes nga personat fizikë kundrejt rritjes së huamarrjes nga bankat dhe rënies së huamarrjes nga IFJB-të. Sipas qëllimit të përdorimit, rreth 40% e tepricës është përdorur për “blerjen/riparimin e një prone”; 26% për “zhvillimin e një biznesi”; 3% për qëllime “konsumi”; dhe 31% për “qëllime të tjera” (ku mbizotëron huamarrja për të mbuluar shpenzimet shëndetësore).
Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, rreth 62% e familjeve nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese, ndërsa balanca neto e pjesës tjetër të përgjigjeve sugjeron për pritje pesimiste krahasuar me rezultatet e gjashtëmujorit të kaluar dhe të një viti më parë. Indeksi i arrjes/rimarrjes së një huaje në 6 muajt e ardhshëm ka shënuar rënie në terma gjashtëmujorë dhe vjetorë, duke sinjalizuar ngadalësim të kërkesës së individëve për financim. Kjo është e pritshme në kushtet e rritjes së normave të interesit të huave, si rezultat i normalizimit të politikës monetare në vend.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Mbi 1 milion pasagjerë kanë udhëtuar nga ajri - Qytetarët nuk tregojnë interes për trenin
Në tremujorin e parë të këtij viti numri i pasagjerëve të cilët kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare ka shënuar rritje duke krahasuar me periudhën paralele......

KESH, shitje energjie “jashtë” bursës - Transaksioni u krye nga faqja e internetit, u siguruan 2.6 mln euro
Pavarësisht nisjes së operimit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, jo të gjitha transaksionet e shit-blerjes së energjisë po kryhen përmes këtij......

Impianti fotovoltaik në Fier - Teknologjia e re e energjisë diellore mundëson zbutjen e sfidave meteorologjike
Trina Solar ka nisur dërgesat për Project Blue, një impiant fotovoltaik prej 67.5 MW me kapacitet maksimal në Sheq Marinas në qarkun e Fierit në Shqipërinë......

Delegacioni i Kosovës viziton SHBA-në – Takimi, pjesë e programit të sigurisë kibernetike
Një delegacion qeveritar nga Kosova i kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, ka vizituar ambientet e Asociacionit të Energjisë së......

93% e biznesit fitime të kënaqshme, 57% s’kanë nevojë për kredi - BSH: Pjesa dërrmuese, rezultat financiar pozitiv. Pritshmëri optimiste për 2023
Një vrojtim i kryer nga Banka e Shqipërisë mbi 1,352 kompani të shtrira në gjithë territorin nxjerr në pah se biznesi po përjeton situatë të kënaqëshme të......

OSHEE, 11.4 mld lekë më shumë nga arkëtimet - Pavarësisht rënies së konsumit, gjatë 2022-it në total u mblodhën 81.2 mld lekë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike rriti ndjeshëm vlerën e arkëtimeve në vitin 2022, pavarësisht se sasia e energjisë së konsumuar shënoi rënie në......

Kalifornia “eliminon” kamionët me naftë - Rregulla të forta edhe për lokomotivat. Synimi mbetet ulja e ndotjes së ajrit
Në Kaliforni janë miratuar rregulla të reja sipas të cilave kërkohet që të gjitha automjetet e mesme dhe të rënda të shitura në shtet në vitin 2036 të kenë......

1 maj “shpërthyes” në Europë: Manifestime të sindikatave dhe protesta për koston e jetesës!
Mes protestave kundër reformës së pensioneve në Francë dhe asaj për koston e jetesës në Portugali. Konsiderohet një 1 maj shpërthyes ky i këtij viti në Europë.......