Konsumi “dobësohet” për të dytin muaj radhazi - Buxheti “furnizohet” nga Tatimi mbi Fitimin dhe të ardhurat nga puna

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 155.6 miliardë lekë apo rreth 1.4 miliardë euro në 3 muajt e parë të vitit, me një rritje prej 146 milionë eurosh në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Mars 2023, të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë regjistruar me një rritje prej rreth 5.9 miliardë lekësh. Por si kanë ecur zërat kryesorë të buxhetit gjatë muajit që lamë pas dhe cili ka pasur performancë më pozitive?
Konkretisht, nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, janë arkëtuar 15.4 miliardë lekë nga 16 miliardë të arkëtuara në Mars 2022, me një rënie të regjistruar në 600 milionë lekë. Për të dytin muaj radhazi të ardhurat nga TVSH vijojnë të tregojnë dobësi, çka lidhet drejtpërdrejt me rënien e konsumit por dhe me një ndryshim në trajektoren e çmimeve.
Nga Tatimi mbi Fitimin në Mars 2023 janë arkëtuar 16.2 miliardë lekë nga 10.2 miliardë lekë të arkëtuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke regjistruar rritje prej 6 miliardë lekësh. Afro 4.2 miliardë lekë janë arkëtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale, me një rritje prej afro 700 milionë lekësh gjë që ka qenë e pritshme dhe vjen si rrjedhojë e ndryshimit të pagave. 3.8 miliardë lekë janë mbledhur nga akcizat, thuajse në të njëjtin nivel të muajit Mars 2022.
Nga taksat nacionale janë arkëtuar 2.9 miliardë lekë, zë që ka pësuar rënie me 500 milionë lekë krahasuar me Mars 2022. Ndërkohë rënie të ndjeshme vijojnë të kenë të ardhurat nga pushteti vendor, ndërsa kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore kanë rezultuar me rritje në afro 1.5 miliardë lekë.
Nga ana tjetër shpenzimet e përgjithshme për muajin Mars kanë qenë në rreth 52 miliardë lekë, duke shënuar rritje në masën 3.4 miliardë lekë, ku një ndikim të rëndësishëm kanë pasur shpenzimet kapitale. Vetë në muajin mars janë disbursuar 11.1 miliardë lekë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Çmimet fusin në borxhe 26% të familjeve, 48% te të afërmit - Vrojtimi i BSH/ Rriten ndjeshëm huatë nga burime informale dhe në formë malli
Çmimet e larta dhe inflacioni ka rritur numrin e familjeve shqiptare që janë detyruar të marrin borxhe për të përballuar shpenzimet gjatë gjysmës së dytë të......

Mbi 1 milion pasagjerë kanë udhëtuar nga ajri - Qytetarët nuk tregojnë interes për trenin
Në tremujorin e parë të këtij viti numri i pasagjerëve të cilët kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare ka shënuar rritje duke krahasuar me periudhën paralele......

KESH, shitje energjie “jashtë” bursës - Transaksioni u krye nga faqja e internetit, u siguruan 2.6 mln euro
Pavarësisht nisjes së operimit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, jo të gjitha transaksionet e shit-blerjes së energjisë po kryhen përmes këtij......

Impianti fotovoltaik në Fier - Teknologjia e re e energjisë diellore mundëson zbutjen e sfidave meteorologjike
Trina Solar ka nisur dërgesat për Project Blue, një impiant fotovoltaik prej 67.5 MW me kapacitet maksimal në Sheq Marinas në qarkun e Fierit në Shqipërinë......

Delegacioni i Kosovës viziton SHBA-në – Takimi, pjesë e programit të sigurisë kibernetike
Një delegacion qeveritar nga Kosova i kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, ka vizituar ambientet e Asociacionit të Energjisë së......

93% e biznesit fitime të kënaqshme, 57% s’kanë nevojë për kredi - BSH: Pjesa dërrmuese, rezultat financiar pozitiv. Pritshmëri optimiste për 2023
Një vrojtim i kryer nga Banka e Shqipërisë mbi 1,352 kompani të shtrira në gjithë territorin nxjerr në pah se biznesi po përjeton situatë të kënaqëshme të......

OSHEE, 11.4 mld lekë më shumë nga arkëtimet - Pavarësisht rënies së konsumit, gjatë 2022-it në total u mblodhën 81.2 mld lekë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike rriti ndjeshëm vlerën e arkëtimeve në vitin 2022, pavarësisht se sasia e energjisë së konsumuar shënoi rënie në......

Kalifornia “eliminon” kamionët me naftë - Rregulla të forta edhe për lokomotivat. Synimi mbetet ulja e ndotjes së ajrit
Në Kaliforni janë miratuar rregulla të reja sipas të cilave kërkohet që të gjitha automjetet e mesme dhe të rënda të shitura në shtet në vitin 2036 të kenë......