Monedhat presin takimet e bankave qendrore - FED parashikohet ta rrisë normën bazë të interesit me 25 pikë bazë

Tregu i monedhave vijon qëndrueshmërinë edhe në sesionin e sotëm, që është i pari për këtë javë, sepse të hënën bursat ishin pushim me rastin e Ditës së Punëtorëve. Në anën tjetër, jeni japonez ka rënë në nivelin më të ulët në 15 vitet e fundit në raport me euron.
Ndërkohë, shitja e aseteve të First Republic Bank tek gjiganti JPMorgan ka rikthyer besimin e investitorëve në sistemin bankar. Monedha europiane vijon të tregtohet pranë 1.1 dollarëve, sepse investitorët po presin takimin e Rezervës Federale, që fillon sot dhe përfundon të mërkurën. Analistët presin një rritje të normës bazë të interesit me 25 pikë përqindje. Investitorët janë më shumë të interesuar të mësojnë nëse Banka Qendrore Amerikane do të mbyllë ciklin e shtrëngimit të politikës monetare, apo do të sinjalizojë edhe një tjetër rritje në qershor.
Gjithashtu, më vonë gjatë javës do të zhvillojnë takimet e tyre Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Anglisë, që pritet të rrisin normën bazë të interesit me 50 pikë bazë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 28 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1830 dollarë.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët presin takimet e FED, BQE dhe Bankës së Anglisë
Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin takimin e Rezervës Federale, që përfundon të mërkurën. Indeksi......

Konsumi “dobësohet” për të dytin muaj radhazi - Buxheti “furnizohet” nga Tatimi mbi Fitimin dhe të ardhurat nga puna
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 155.6 miliardë lekë apo rreth 1.4 miliardë euro në 3 muajt e parë të vitit, me një rritje prej 146 milionë eurosh në raport me......

Çmimet fusin në borxhe 26% të familjeve, 48% te të afërmit - Vrojtimi i BSH/ Rriten ndjeshëm huatë nga burime informale dhe në formë malli
Çmimet e larta dhe inflacioni ka rritur numrin e familjeve shqiptare që janë detyruar të marrin borxhe për të përballuar shpenzimet gjatë gjysmës së dytë të......

Mbi 1 milion pasagjerë kanë udhëtuar nga ajri - Qytetarët nuk tregojnë interes për trenin
Në tremujorin e parë të këtij viti numri i pasagjerëve të cilët kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare ka shënuar rritje duke krahasuar me periudhën paralele......

KESH, shitje energjie “jashtë” bursës - Transaksioni u krye nga faqja e internetit, u siguruan 2.6 mln euro
Pavarësisht nisjes së operimit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, jo të gjitha transaksionet e shit-blerjes së energjisë po kryhen përmes këtij......

Impianti fotovoltaik në Fier - Teknologjia e re e energjisë diellore mundëson zbutjen e sfidave meteorologjike
Trina Solar ka nisur dërgesat për Project Blue, një impiant fotovoltaik prej 67.5 MW me kapacitet maksimal në Sheq Marinas në qarkun e Fierit në Shqipërinë......

Delegacioni i Kosovës viziton SHBA-në – Takimi, pjesë e programit të sigurisë kibernetike
Një delegacion qeveritar nga Kosova i kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, ka vizituar ambientet e Asociacionit të Energjisë së......

93% e biznesit fitime të kënaqshme, 57% s’kanë nevojë për kredi - BSH: Pjesa dërrmuese, rezultat financiar pozitiv. Pritshmëri optimiste për 2023
Një vrojtim i kryer nga Banka e Shqipërisë mbi 1,352 kompani të shtrira në gjithë territorin nxjerr në pah se biznesi po përjeton situatë të kënaqëshme të......