Europa Postuar më 2 Maj 2023, 10:05

Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët presin takimet e FED, BQE dhe Bankës së Anglisë

Nga SCAN TV
Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët presin takimet e

Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin takimin e Rezervës Federale, që përfundon të mërkurën. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje modeste me 0.1%, ndërsa sektori i naftës dhe gazit kryeson humbjet, në rënie me rreth 0.8%.

Kompania British Petroleum raportoi fitime më të ulëta për tremujorin e parë të këtij viti, për shkak se çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm, krahasuar me një vit më parë, kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës.

Megjithatë, fitimet e kompanisë rezultuan më lart se parashikimet e analistëve, në rreth 5 miliardë dollarë. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë, që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme dhe do të japin një panoramë më të qartë mbi politikën monetare që do të ndjekë Banka Qendrore Europiane të enjten. Në anën tjetër, shqetësimet në lidhje me sistemin bankar amerikan janë larguar, pasi JPMorgan njoftoi se do të blejë të gjitha asetet e First Republic Bank.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat