Shqipëria Postuar më 2 Maj 2023, 10:17

Rënie e përgjithshme në tregun valutor!

Nga SCAN TV
Rënie e përgjithshme në tregun valutor!

Dollari amerikan ka pësuar sërish një zbritje të lehtë të kuotës ditën e sotme nga rritje e ndjeshme që regjistroi një ditë më parë duke u blerë me 100.6 lekë dhe duke u shitur me 101.6 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane nuk ka pasur luhatje të konsiderueshme të vlerës këtë të martë pasi vijon të blihet edhe sot me 110.8 klekë dhe të shitet me 111.5 lekë nga një ditë më parë.

Franga zvicerane ka shënuar zbritje të ndjeshme të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e hënë është blerë sot me 111.8 lekë dhe është shitur me 112.8 lekë.

Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor është blerë sot me 125.4 lekë dhe është shitur me 126.4 lekë duke e nisur ditën negativisht nga dita e djeshme.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat